Dëshironi të bëheni Menaxher Zyre dhe të zhvilloni aftësitë në komunikim?! - Business Magazine Albania

Dëshironi të bëheni Menaxher Zyre dhe të zhvilloni aftësitë në komunikim?!


Menaxhimi i Zyrës, është konsideruar si një pozicion i rëndësishëm karriere në mbarë botën. Menaxherët e ardhshëm të zyrave apo departamenteve në mënyrë tipike, këshillohet të zhvillojnë kapacitetet e tyre në menaxhim dhe komunikim sot, për të qënë nesër mbikëqyrës të personelit administrativ, sekretarë ekzekutivë, asistentë personalë, administratorë zyrash apo menaxherë departamentesh.

Çertifikata të formimit profesional për zhvillimin e aftësive në menaxhimin e përgjithshëm të zyrës dhe komunikim do të ishin shumë të vlefshme për të arritur një pozicion të tillë!

Trajnimi është i konceptuar në dy module:

Moduli I – “Zyra dhe Menaxhimi i saj”
Moduli II – “Komunikimi verbal/shkresor”

Shkarkoni programin

Audienca 

Ky pozicion karriere është i hapur për të diplomuarit në të gjitha disiplinat.

Objektivi 

Zhvillimi i aftësive në aspektin personal, ndërpersonal dhe teknik në menaxhim dhe komunikim.

Metodologjia e trajnimit

Praktik dhe Interaktiv

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë të Formimit Profesional e cila njihet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

(Numri i pjesëmarrësve jo më shumë se 10 persona.)

Nxitoni të bëheni pjesë e këtij Trajnimi!
Na kontaktoni!

Shkarkoni formularin

Ardex Consulting
Rruga “Murat Toptani”, Eurocol Center, kati i 3 (Pedonalja), Tirane
info@ardexconsulting.com Tel: 0688031678

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0