Më përshkruaj me 3 fjali: Cfarë ka të veçantë aplikacioni juaj për të konkurruar në arenën globale?
Dentem si asnjë aplikcation tjetër i llojit të tij është Mobile First – dmth i konceptuar për tu hapur nga celularët smartphone por kjo nuk është ajo që na diferencon. Ajo që na diferencon në treg ndërkombëtar është se Dentem është projektuar që në fillimet e tij për të pasur në qendër jo klinikat siç bëhet zakonisht por pacientët (përdoruesit). Përveç se i japim klinikave të gjitha mjetet për të menaxhuar biznesin e tyre i ofrojmë përdoruesit të gjithë aksesin për të parë në menyrë dixhitale informacionet e tyre por edhe ato përreth tyre.
Duke e bërë Dentem një Platformë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm një Software Manaxhimi.
Çfarë ju motivoi për ta ndërtuar fillimisht dhe çfarë ju motivon për ta zhvilluar? Cili është vizioni juaj për këtë produkt?
Gjithçka nisi kur Dentistit tonë ju prish laptopi edhe humbi të gjithë të dhënat që kishte për pacientët e tij.
Edhe nuk mund ta gjente më, të njejtin software (kishte humbur dhe të gjithë kartelat e pacientëve) që kishte përdorur më parë. Aty menduam të krijonim diçka me të ardhmen në mendje dhe jo diçka të zakonshme. Ajo që na motivoi për të vazhduar edhe për ta ecur ishte edhe pjesëmarrja pranë akseleratorit të Yunus Social Business Albania i cili na dha disa ide të reja shumë mbështetje nga shumë individë të ndryshëm por edhe arritje në një rrjet njerëzish që nuk e kishim më parë. Vizioni ynë është i thjeshtë, duam të jemi platformë më e rëndësishme për të gjitha nevojat dentare.
Për tu futur në tregun e SHBA ju po tentoni nëpërmjet një fushate në Indiegogo, për të mbledhur fonde. Crowdfunding. Si po ecën? Duke qenë se është një mënyrë që po aplikohet për herë të parë në Shqipëri e dinit se do kishte vështirësi?
Crowdfunding është një koncept shumë i ri edhe në Shqipëri por vështirësia nuk qëndron vetëm në këtë pikë. Për të pasur një fushatë të suksesshme duhet të kesh një produkt të prekshëm. Të gjithë shërbimet në Crowdfunding janë shumë të vështira për tu finalizuar edhe këtë e dinim që në fillim. Fushata arriti rreth 20% të buxhetit të saj e cila është një shifër pak më e madhe se 5000$ që e bën një arritje të konsiderueshme duket ditur vështirësitë. Tregu amerikan është edhe më i vështirë pasi buxhetet tona sidomos të marketingut në atë treg janë pothuajse të papërfillshme por ama kemi krijuar kontaktet e para për tu futur në atë treg.
Në çfarë faze mund ta konsideroni Produktin tuaj? Është gati për në treg?
Produkti është i gatshëm për përdorim të përditshëm nga ana e klinikave edhe kemi filluar edhe shitjet madje.
Është në një fazë tranzicioni nga teknologjitë klasike në ato teknologji moderne që bazohen në Cloud gjë të cilën po e bëjmë të mundur me bashkëpunimin e gjigandit të tekonologjisë së serverave IBM të cilët na kanë ofruar mbështetjen e tyre për të qenë pjesë e infrastrukturës së tyre. Produkti është në versionet e veta të para pasi ne shumë shpejt do të hedhim në treg versionin 3.0 i cili do t’i lejojë qasje edhe përdoruesve si edhe do të ndryshojë të gjithë gjuhën e design.
Çfarë po bëni për ta marketuar? Cila është lëvizja e rradhës?
Aktualisht jemi duke bërë disa partneritete strategjike për të gjetur kanalet e nevojshme për të arritur klientët tanë potencialë. Këto partneritete janë duke u diskutuar me disa kompani të cilat operojnë në fusha të ndryshme por edhe në industrinë e telekomunikacionit.
Më pas vijnë evente të ndryshme informuese edhe promocionale, si ai pranë Qendrës Protik në Tiranë më datë 23 shtator, si edhe me shumë mundësi së shpejti edhe në Prishtinë.
Keni qenë mjaft aktivë me pjesëmarrjet tuaja në evente për startupet dhe në takime me investitorë të huaj? Cilat janë pritshmëritë tuaja? Çfare kërkoni të arrini? Dhe çfarë rezultati ka patur deri më tani?
Rezultatet nga prania në aktivitete në përgjithësi janë shumë pozitive por dua të paralajmëroj të gjithë të rinjtë në këtë fushë të jenë deri diku selektiv se ku duhet të shkojnë edhe ku jo.
Ajo çfarë ne kemi arritur me anë të pranisë tonë në evente të tilla, është identifikimi dhe gjetja e partnerëve potencialë të cilët do të na shërbejnë për zgjerim në tregjet ndërkombëtare.
Keni ndonjë model apo shembull suksesi që ju inspiron apo që e ndiqni si figurë?
Është e vështirë të thuash se kemi një model si biznes ose një rol model si person. Do të thoja që ne ndjekim shumë histori suksesi edhe shumë personazhe në të njëjtën kohë por nuk ndjekim modelin konkret te asnjë entitet.
Disa histori frymezuese vijnë nga Ballkani ku Mate Rimac ka ndërtuar një supermakinë elektrike në Kroaci. Histori të tjera vijnë nga Shtetet e Bashkuara si Elon Musk jo vetëm me Tesla por edhe me Space X & Hyperloop. Pastaj emrat vazhdojnë në kompani si Google në mënyrën se si pjesa më e madhe e biznesit fokusohet te produkti edhe te krijimi i kodit. Me themeluesit Larry Page & Sergey Brin por edhe CEO i ri i Google Sundar Pichai, Mark Zuckerberg edhe Facebook, kompani si AirBnB edhe Uber. Një nga figurat më të vlerësuara kohët e fundit për ne ka qenë edhe CEO i ri i Microsoft Satya Nadella i cili po rimëkëmb një korporatë të cilen drejtuesit paraardhës e kishin çuar për një kohë të gjatë në drejtimin e gabuar.
Përveç historive të suksesit ne ndjekim me kujdes edhe historitë e dështimit pasi dështimi është një pjesë e jetës edhe ne i analizojmë ato raste qe të marrim sa më shumë informacion në mënyrë që të shmangim një gjë të tillë me çdo kusht.
Pra, thënë thjesht, ne nuk ndjekim një model të caktuar ose stilin e drejtimit të një personi të caktuar por mundohemi të marrim diçka të mirë nga të gjithë.
Ku shikoni Dentem pas 1 viti? Po pas 5 vitesh?
Pas 1 viti duam të kemi një pjesë të konsiderueshme të tregut Shqipëtar (Përfshirë territorin e Kosovës) edhe në tentativë për tu futur në një nga tregjet më të zhvilluara Europiane.
Pas 5 vjetësh kemi dëshirë të jemi në pozita që jo vetëm të kemi prezencë Globale por duam të jemi në gjendje të ndihmojmë edhe shumë Start-up të tjera nga Shqipëria të ndjekin hapat tanë. Duam të jemi optimistë të themi që kemi dëshirë të jemi pjesë e “Unicorn Club”. Është një ëndërr për të gjithë ata që janë në këtë fushë!
Një këshillë për të rinjtë që duan të kenë startup-in e tyre?
Ne jemi një sipërmarrje që në thelb kemi produktin. Prandaj do ti thoja të gjithë të rinjve të fillojnë me produktin edhe ta duan.
Nëse duan që një ditë të zgjerohen në një nivel ndërkombëtar ata duhet ta njohin produktin e tyre me themele edhe të dinë ta zgjerojnë prandaj duhet filluar që në hapat e parë me mendje se një ditë do të kesh 1 000 000 000 përdorues.
Këshilla tjetër që do ti jepnim, është të marrin pjesë në ndonjë akselerator*, të cilët janë të shumtë në këtë treg, shumë prej të cilëve mund të japin edhe grante të vogla për të suportuar promovimin në nisje.
Do i këshilloja të mos paguanin për të marrë pjesë të tilla aktivitete por edhe të mos e japin pronën e tyre intelektuale apo teknologjinë që kanë zhvilluar me çmime të lira.
Cili është Ekipi që po punon me aplikacionin Dentem?
Alen Saqe: Bashkëthemelues në IONIAN sh.p.k & Eagles Estate sh.p.k.
Sipërmarrës i ri – Student i Menaxhimit te biznesit
Team Leader (CEO) – Dentem
I apasionuar pas teknologjisë së informacionit edhe sipërmarrjes.
Fatjon Saqe: Bashkëthemelues në IONIAN sh.p.k & Eagles Estate sh.p.k.
Sipërmarrës i ri – Student i Marketingut
Marketing (CMO) – Dentem
Udhetimet eksploruese, sipermarrja edhe krijimi i markave me cilse.
Rexhin Vorpsi : Zhvillues
PHP – Java – JavaScript – Student i Inxhinierisë Informatike
Drejtues Teknik (CTO) – Dentem
I apasionuar pas zhvillimit teknologjik, lojrave elektronike.
Olsi Saqe – Android Developer
Marjeza Kola – PR – Mardhenie me publikun
Theodor Pandeli – Junior Android Developer
Alexander Prenga – iOS Developer
Jonada Ferracaku – Junior Web Developer
Leonard Dalipi – Senior Business Advisor nga Yunus Social Business
Dentem – Startup-i shqiptar në rrugën e tij drejt suksesit në tregun global! Intervista u realizua për numrin 6 të Revistës Online të Biznesit. LEXOJENI KËTU!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.