Denis Gafuri, ju vë në dispozicion falas librin e tij “Suksesi në Shitje”

Denis Gafuri, ju vë në dispozicion falas librin e tij “Suksesi në Shitje”


Në mënyrë që të shpërqendroheni nga preokupimi i Coronavirusit, i cili vetëm ju ngarkon dhe shkakton frikë e ankth, trajneri i shitjes, Denis Gafuri, ka vendosur ta dhurojë librin e tij “Suksesi në Shitje”.

Këtë libër ju mund ta shkarkoni në formë digjitale (PDF) duke klikuar KËTU

Lexo: Kryeministri: Administrata gjobë 3 muaj rrogë nëse shkon me makinë në punë

Libri është rezultat i punës së tij mbi 25-vjeçare në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori ka ndjekur.

“E them me besim dhe bindje të plotë që do mësoni gjëra të rrëndësishme, të cilat mund t’i përdorni tani, si në raporte kolegiale ashtu edhe në ato familjare!” shkruan ai.

Denis Gafuri gjithashtu në një video, na tregon sesi të kalojmë kohën në mënyrë kualitative, me situatën aktuale nga Koronavirus

Burimi: Denis Gafuri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0