Denis Gafuri, eksperti i shitjeve mban seminar para studentëve të kolegjit Riinvest

Denis Gafuri, eksperti i shitjeve mban seminar para studentëve të kolegjit Riinvest


Me ftesë nga Kolegji Riinvest dhe profesori Roland Spahiu, trajneri profesional Denis Gafuri, ditën e Enjte ka mbajtur një seminar para studentëve të këtij kolegji.

Ai përvojën e tij, e ka ndarë me studentët e Kolegjit Rinvest të cilët ndjekin mësimin në lëndën Shkathtësi Akademike dhe Biznesore në Kolegjin Riinvest.

Denis Gafuri është ekspert dhe trajner i suksesshëm për shitje. Temat për të cilat ai diskutoi me studentët ishin: Mjeshtëria e komunikimit efektiv me bashkëpunëtorin, investimi në vetëpërmirësim dhe rëndësia e saj.

Po ashtu Denis Gafuri foli për menaxhimin e kohës, ngritjen e vetëbesimit, vendosjen e objektivave jetësore dhe profesionale dhe mjeshtërinë e shitjes.

Përveç kësaj trajneri për rritjen dhe shitjen e suksesshme Denis Gafuri deri më tani ka mbajtur shumë trajnime dhe ligjërata për punonjësit e kompanive të ndryshme.

Burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0