Demo Day e Growpreneur dëshmon se startup-et shqiptare janë... - Business Magazine Albania

Demo Day e Growpreneur dëshmon se startup-et shqiptare janë gati për tregun global

Pas 12 javësh intensive të mbushura me mentorime, punëtori praktike dhe zhvillim të ideve, startup-et pjesëmarrëse në programin Growpreneur ditën e tyre të madhe, Demo Day, që tregoi më qartë se kurrë se Shqipëria ka potencial për t’u kthyer në një qendër të re inovacioni në rajon.

Lexo gjithashtu: Ekosistemi shqiptar i start-up-eve në rrugën e duhur, firmosen marrëveshje bashkëpunimi me rrjete ndërkombëtare investitorësh

Çdo startup prezantoi më shumë se një product, solli një vizion, një histori dhe një plan të guximshëm për të ardhmen. Në prani të investitorëve, mentorëve dhe partnerëve strategjikë, të rinjtë sipërmarrës folën për sfidat, zhvillimet dhe potencialin që kanë për të skalitur vendin e tyre në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Ata u përballën me pyetje të drejtpërdrejta nga investitorët. Krijuan lidhje të reja me aktorë të rëndësishëm të ekosistemit. Dhe më e rëndësishmja, dolën nga skena me më shumë sesa duartrokitje, me mundësi konkrete për investim dhe mbështetje për rritje.

Lexo gjithashtu: Growpreneur, një tjetër cikël drejt përfundimit, startup-et gati për të dalë përpara investitorëve

Çmimi Growpreneur, 1,500€ Voucher për ndërkombëtarizim

U dha për pesë startup-e që treguan gatishmëri për të kapërcyer kufijtë dhe për t’u zgjeruar jashtë Shqipërisë:

Beachmaster, një platformë që ofron menaxhim digjital për plazhet dhe shërbimet buzë detit.

Stampisti, zgjidhje për personalizimin e produkteve përmes teknologjisë së printimit.

Komuniteti, një rrjet social inovativ me fokus tek komunitetet lokale dhe bashkëpunimi qytetar.

Almanart, platformë për promovimin dhe shitjen e artit bashkëkohor shqiptar.

Switch Technologies, startup që ofron zgjidhje teknologjike për digjitalizimin e bizneseve tradicionale.

Investime dhe partneritete në horizont

Disa prej prezantimeve impresionuan aq shumë, saqë garantuan takime të drejtpërdrejta me investitorët:

  • Stampisti & Komuniteti, u përzgjodhën për takime të mëtejshme nga Ravik Mima, CEO i Keiretsu Forum SEE.

  • Stampisti mori një ofertë për investim prej 20,000 €, mentorim dhe mbështetje strategjike nga Rezart Lahi, Kozma Seferaj dhe Grant Van Cleve.

  • Almanart siguroi interes për një investim prej 10,000 €, bashkë me ndihmë në branding dhe marketing nga Rezart Lahi.

  • Switch Technologies përfitoi mentorim strategjik dhe marketing nga Tomi Kallanxhi dhe Gerti Boshnjaku, me mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Demo Day nuk ishte vetëm një ngjarje. Ishte një deklaratë publike se ekosistemi i inovacionit në Shqipëri po evoluon me ide të freskëta, mendësi globale dhe mbështetje reale nga investitorët.

Grant Van Cleve, President i AmCham Albania dhe një nga figurat kyçe të investimit, theksoi:
“Këta të rinj nuk kishin thjesht ide  kishin vizion, aftësi dhe kurajë për të ndërtuar diçka me ndikim. Ky është fillimi i një epoke të re për sipërmarrjen në Shqipëri.”

Investitorët që sollën dritën jeshile për të ardhmen ishin:

Grant Van Cleve – AmCham Albania & Hangar75

Tomi Kallanxhi – Big Media Expert

Driton Musolli – Digit Sapiens

Gerti Boshnjaku – New Media Communications

Mark Crawford – AKSIONER Group

Kozma Seferaj – Maxbrand Albania

Rezart Lahi – SmartVest Ventures

Ravik Mima – Keiretsu Forum SEE

Aplikimet për grupin e radhës të Growpreneur janë tashmë të hapura në www.growpreneur.al.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0