Dashurojeni jastekun tuaj COCO-MAT - Business Magazine Albania

Dashurojeni jastekun tuaj COCO-MAT

COCO-MAT

E keni menduar ndonjëherë sa të lidhur jeni me jastekun tuaj?

Çdo natë vendosim kokën aty dhe lëmë aty të gjitha mendimet tona, shqetësimet dhe ëndrrat. Nëse mendojmë për këtë, jastëku është gjëja e fundit që takojmë para se të flemë dhe e para gjë që shohim kur zgjohemi. Para zgjedhjes tonë finale, le të shohim se çfarë na nevojitet të dimë për të zgjidhur jastëkun e duhur, i cili jo vetëm na shoqëron në ëndrrat më të egra, por edhe na ndihmon të sigurojmë një gjumë të qetë për t’u zgjuar plot energji e gjallëri për jetën, çdo ditë.

Të flesh në jastëkun e duhur është po aq e rëndësishme sa gjumi në dyshekun e duhur, nëse duam të shijojmë një gjumë të përsosur, të qetë dhe freskues çdo natë. Por, ashtu siç nuk ka vetëm një madhësi këpucësh apo veshjesh, nuk ka një jastëk që u përshtatet të gjithëve. Secili prej nesh, qoftë për shkak të llojit të trupit, apo pozicionit të preferuar të gjumit, ka nevoja të ndryshme për qafën dhe mbështetjen e duhur të kokës gjatë gjumit, të cilat duhet të jenë në linjë me shtyllën kurrizore.

COCO-MAT ka zgjedhur jastekun ideal për ne, mes 12 llojeveve të ndryshme të vetme të jastekëve COCO-MAT që:

* Janë bërë nga materiale natyrale si p.sh latex natyral, pendë patë e çertifikuar me cilësi të lartë, ose lesh i pastër i virgjër, duke krijuar kështu një mjedis të shëndetshëm, pa rrezikun e alergjive. Materialet natyrale ndihmojnë në uljen e niveleve të lagështisë së emetuar nga trupi dhe lejojnë ajrosjen e duhur të jastëkut.

Lexo: COCO-MAT.bike, të lëvizësh me natyrën

*Ka një mbulesë pambuku organik, që lahet, për të siguruar higjienën e duhur.

Në koleksionin e jastëkëve COCO-MAT mund të zgjedhim jastëkë që, falë rrotullimit special dhe të rregullueshëm që kanë kur takohen me qafën, ofrojnë mbështetjen ideale për të.

Një prej tyre është padyshim perfekt për ne!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0