COCO-MAT.bike, të lëvizësh me natyrën - Business Magazine Albania

COCO-MAT.bike, të lëvizësh me natyrën

Një sfidë me biçikleta nga Amsterdami në Athinë nga themeluesi i COCO-MAT.bike, Paul Efmorfids dhe djali i tij. Biçikletat normale nuk po qarkullojnë më. U aktivizuan mendjet inovative. Natyra u vu në lëvizje. COCO-MAT.bike është një udhëtim përmes burimeve të qëndrueshme të natyrës, mençurisë njerëzore dhe dashurisë. Imagjinoni një farë të vogël, të vendosur me kujdes dhe respekt brenda planetit tonë Tokë. Nja dy vjet më vonë, kjo farë bëhet një biçikletë. Ajo udhëton me krenari dhe me stil në të gjithë botën, duke përhapur fjalën e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe gëzimit. COCO-MAT.bike ju lidh me veten, njerëzit e tjerë, vendet, idetë dhe kompanitë. Ideja lindi në Greqinë Jugore, nën diellin e ndritshëm, bujar dhe gjallërues. Pranë detit bruz dhe të qetë. Flladi i ftohtë malor i Greqisë Veriore i dha formë dhe frymë prototipit të parë.

“Ne kishim nevojë për ekspertizë, njohuri dhe mençuri. E sollëm në Athinën antike dhe të mençur. Që atëherë mund ta gjeni COCO-MAT.bike në të gjithë botën,” thotë Paul.

Biçikleta prej druri është bërë për të qenë më e mira në botë. Orët e pafundme të punës, kërkimit dhe provave kanë formuar një biçikletë revolucionare, dizajni ergonomik i së cilës siguron vozitje të rehatshme dhe të qetë, ndërsa ergonomia e bën atë tërheqëse – duke lëvizur me Natyrën.

Paul tregon se, “duke përdorur dru, ne arritëm të zgjasim fuqishëm ciklin e jetës së biçikletës dhe në të njëjtën kohë të mbajmë gjurmët e natyrës në jetën e përditshme të peizazhit urban”. Druri i qëndrueshëm sigurohet nga pyje të certifikuara të rinovueshme, që ruajnë biodiversitetin, peizazhin dhe ekosistemet e botës. “Asnjë mbeturinë nuk do të lihet pas brezave të ardhshëm. Një pemë e rritur mund të na sigurojë dru të mjaftueshëm për të bërë 50 biçikleta. Sa herë që një mik blen një biçikletë, ne mbjellim një pemë në emër të pronarit të ri”, thotë Paul.

Lexo: Fli në natyrë, motoja e brandit europian të dyshekëve dhe tekstileve handmade

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0