Fli në natyrë, motoja e brandit europian të dyshekëve dhe tekstileve handmade - Business Magazine Albania

Fli në natyrë, motoja e brandit europian të dyshekëve dhe tekstileve handmade

Coco-Mat

Fli në Natyrë, është motoja e një prej brandeve më të mira ndërkombëtare të dyshekëve dhe dhe shumë produkteve për një shtëpi dhe familje komode. Prej gati 4 vitesh ky brand europian gjendet edhe në Shqipëri, Tiranë.

Arsid Moriqi, përfaqësuesi zyrtar i Coco-Mat në vendin tonë, tregon se, “Kemi vendosur të punonjë me një brand specific si Coco-Mat. Ai përdor produkte të riciklueshme, jo plastikë dhe jo produkte metalike. Për të gjitha porduktet ofrohet garanci deri në disa vite”. Cilësia dhe materiali i shëndetshëm dallohen me sy, me prekje. Arsidi tregon se, “Të gjitha produktet Coco- Mat janë hand made, ndërsa ka persona që kujdesen për të testuar lëndën e parë dhe më tej vijohet me prodhimin.

Coco-Mat është në 122 vende të tjera të Botës, Europë, Amërikë, Azi, etj. “Neve na bën krenar që kemi një brand Coco-Mat, duke parë se ka shumë klientë të tjerë besnikë dhe ka shumë hotele që furnizohen dhe janë arreduar me Cocomat nëpër botë”, thotë ai.

Fanatike për sigurimin e lëndës së parë, gjithçka e saj përpunohet dhe prodhohet në Greqi me moton “Sleep on nature”. Pra, një produkt europian me certifikatë europiane. Çdo dyshek i blerë Coco -Mat ka zinxhir, ku hiqet copa, lahet dhe shikon çfarë ka Brenda dyshekut. Pra, ju paguani atë që shihni dhe jo atë që ju thonë.

Sipas z.Moriqi, ka potencial blerës në tregun vendas, pasi konsumatët udhëtojnë jashtë, në tregje të ndryshme të botës dhe shohin produktet e pranishme, produktet më të kërkuara. Ai thekson se, “ne nuk fokusohemi tek çmimi që ka produkti ynë, por te cilësia dhe krahasuar me shumë brande të tjera, cilësia është superiore”.

Një brand me target konsuamtorin me shije dhe me vëmendje të kujdesshme ndaj natyrës, Moriqi thekson se klienti personifikohet me produktin cilësor që blen. Ndaj më të apasionuarit janë ata që janë shumë të lidhur me natyrën.

Një treg i rëndësishëm potencial është hoteleria për këtë produkt. “Ne aktualisht ende nuk kemi krijuar bashkëpunimet e duhura me hotelet. Jemi kompania e vetme që ofrojmë certifikata siguruese të domosdoshme për pajisjet e tekstileve dhe dyshekët në hotelet. Produktet janë të pajisura me certifikatën safety për mbrojtjen ndaj zjarrit, një kriter i domosdoshëm për hotelet. Dhe Coco-Mat është një ndër kompanitë e vetme në vend që e ofron këtë. Garancia ndërkohë ofrohet për të gjitha produktet. Një peshqir Coco-Mat për shembull ka garanci për ruajtjen e cilësisë për 365 ditët e vitit”, thotë përfaqësuesi i Coco-Mat të Shqipëri.

Prodhimet kryesore të këtij brandi të lindur kaq afër nesh, Greqi, janë krevatë, dyshekë, jastekë, tekstike (çarçafë, peshqirë, jorganë). Ajo ka dy jorganë specifikë me leshin e deles australiane dhe me pupulat e gushës së rosës. Të gjitha të certifikuara, ipoalergikë dhe me përbërje pambuk.

Një produkt i rëndësishëm janë biçikletat 100% me dru, të bëra hand made. Materiali me të cilin janë ndërtuar është druri, me të cilin grekët prodhonin anijet, me një rezistencë shumë të lartë ndaj lagështirës. Biçikletat e drurit do të ishin një formë shumë e mirë për kompanitë delivery.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0