Danimarka, shteti që ka balancën më të mirë midis punës dhe jetës. Ja përse - Business Magazine Albania

Danimarka, shteti që ka balancën më të mirë midis punës dhe jetës. Ja përse


Sipas raportit të OECD-es, danezët kanë një ekuilibër më të mirë midis punës dhe jetës në krahasim me çdo vend tjetër të vëzhguar.

Vetëm 2% e punonjësve punojnë rregullisht me orë shumë të gjata, gjë që nuk është shumë kur e krahason me mesataren e OECD prej 13%. Në vend të kësaj, ata shpenzojnë rreth dy të tretat e ditës së tyre (16 orë) duke ngrënë, duke fjetur dhe duke u argëtuar.

Nuk po flasim vetëm për punonjësit pasi danezët renditen mbi mesataren në lidhje me: cilësinë e ajrit, angazhimin qytetar, arsimin, aftësitë, vendet e punës, të ardhurat, mirëqenien, sigurinë personale dhe lidhjet shoqërore.

Fusha e fundit, rrjetet e mbështetjes sociale është kyçe pasi 96% e njerëzve raportojnë se kanë miq ose të afërm të cilëve mund t’i kërkojnë ndihmë në kohë të këqija, krahasuar me 88% në vendet e tjera të vëzhguara nga OECD.

Cilësia e ajrit në Danimarkë është gjithashtu më e mirë se mesatarja e OECD (në terma shkencorë përkthehet si 11.1 mikrogramë PM2.5 ndotje për metër kub, në krahasim me 14.05 në një shtet tjetër).

Danezët janë të angazhuar jashtëzakonisht shumë në procesin politik, pasi pjesëmarrja e votuesve është 86% dhe është ndër më të lartat në OECD. Ata janë gjithashtu të mirë-arsimuar: 80% e të rriturve të moshës 25-64 vjeç kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë. Kjo është katër pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja e OECD.

Balanca midis jetës dhe punës

Sipas vetë danezëve, çelësi është prioritizimi i jetës mbi punën. Kur janë në punë, ata gëzojnë një shkallë të lartë fleksibiliteti. Ata shpesh mund të zgjedhin kur fillojnë ditën e tyre të punës dhe kanë mundësi të punojnë nga shtëpia. Pushimi i drekës është shpesh në një kohë të përcaktuar çdo ditë, duke u mundësuar kolegëve të ndërveprojnë dhe të hajnë së bashku, duke u mundësuar që të largohen nga tavolinat e punës. Ka një pushim të paguar prej pesë javësh për të gjithë punonjësit.

Sidoqoftë, të punuarit me më pak nuk do të thotë se ata bëjnë më pak. Hulumtuesit në OECD zbuluan se ditët e tepërta të punës në fakt e zvogëlojnë produktivitetin.

Mënyrat e jetesës së danezëve pasqyrohen tek qëndrimet e tyre, tregon sondazhi. Kur shikoni se çfarë është e rëndësishme për qytetarët danezë, vendet e punës dhe të ardhurat janë shumë më poshtë në listë sesa shëndeti, arsimi, mjedisi dhe ekuilibri midis punës dhe jetës.

Sipas një danezi, qëndrimi i Danimarkës ndaj parave ndryshon nga ai i vendeve të tjera:

“Paraja nuk është aq e rëndësishme në jetën shoqërore këtu, njësoj si në Britani apo Amerikë. Ndoshta ne i shpenzojmë paratë tona ndryshe. Ne nuk blejmë shtëpi të mëdha apo makina luksoze, pasi ne i shpenzojmë paratë tona për t’u shoqëruar me të tjerët “, thotë profesori i ekonomisë Christian Bjørnskov nga Shkolla e Biznesit Aarhus.

Megjithatë ka një trade-off të rëndësishëm: Danezët paguajnë taksa të larta. Por sipas një raporti të fundit të Bloomberg, atyre nuk u intereson. Kjo për arsye se këto taksa shkojnë drejt një mirëqenie më të mirë të vendit, të cilin ata e çmojnë.

Danimarka u rendit e para në Raportin Botëror të Lumturisë në vitin 2013, i treti në Raportin Botëror të Lumturisë në vitin 2015 dhe i pari në Raportin Botëror të Lumturisë në vitin 2016.

Por asnjë vend nuk është në gjendje të përsosur shëndetësore. Përveç ilaçeve anti-diabetike, danezët konsumojnë më shumë produkte farmaceutike sesa mesatarja e OECD-së, duke përfshirë antidepresantët.

OECD thotë se Danimarka mund të bëjë më shumë për të ndihmuar punonjësit me paga të ulëta. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është i lartë pasi 20% e popullsisë fiton gati katër herë më shumë se të tjerët.

Danimarka duhet të joshë punëtorët më të aftë në brigjet e saj për të mbështetur rritjen ekonomike, veçanërisht në fushat e inxhinierisë dhe shkencës.

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0