Daklea Shtylla ka qenë drejtuese në institucione të ndryshme me fokus social që nga viti ’93, si Drejtore në Shtëpinë e foshnjës Hannah dhe Rozafa 93-98, Kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve 98-2003, Kordinatore e Aleancës për Fëmijë 2003-2004, Drejtore e Shërbimeve Sociale Bashkia Tiranë 2004-2007, Drejtore e Projekteve me Donatorët Bashkia e TIRANËS 2007-2009. Themeluese dhe drejtuese e Qendrës MIKE nga 2009 e në vazhdim dhe krijuese dhe drejtuese e Biznesit Social Shtëpia e Zotërinjve nga 2013 dhe në vazhdim.
Që të jesh i suksesshëm, thuhet se duhet ta duash punën që bën. Si lindi ideja për të lënë gjithçka po bënit, për të qenë e pavarur e për t’u futur në botën e sipërmarrjes?
Ky është çelësi i suksesit, sepse nëse nuk e do atë që bën dhe nuk beson në atë që bën në pengesat më të para do të dorëzohesh. Nëse nuk i pranon sfidat, të pëlqen komforti, e ke të vështirë të thuash dhe bësh atë që do me çdo lloj çmimi.
Unë isha drejtuese në Bashkinë e Tiranës në momentin kur vendosa që të kaloja në drejtim të sipërmarrjes.
Nuk dorëzohem, por 5 vite në Bashkinë e Tiranës ishin një përpjekje e vazhdueshme për të ndryshuar. Ndjenja e mosbesimit, e konfliktit që mbizotëron në administartë, xhelozisë për merita, domosdoshmëria për të qenë i preferuar i titullarit apo miratimi i çdo gjëje që thotë titullari verbërisht më bënë të mendohesha nëse ishte vendi i duhur apo jo dhe përfundimisht dhashë dorëheqjen.
Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Në një nga takimet me Ramën u cilësova prej tij si “Harry Poter”. Sigurisht në momentin e parë u trishtova por, i shkova veprës deri në fund,” sepse personazhi që ishte destinuar për të vdekur, kishte vazhduar të mbetej gjallë ndërkohë që dy të tjerët që duhet të kishin mbetur gjallë, në fakt kishin vdekur: -J.K.Rowling kapitulli i fundit i librit të fundit (epilogu në fakt). Ndaj e falenderoj.
Themeluese dhe drejtuese e “Shtëpia e Zotërinjve” dhe Qendrës “M.I.K.E”, prej sa kohësh jeni në krye të këtyre dy bizneseve sociale? Kujt i shërbejnë dhe çfarë ofrojnë?
Që nga viti 2009 dhe deri më sot vazhdoj të drejtoj dy qendra, të cilat kanë në fokus çështje sociale. Ato u shërbejnë, fëmijëve, familjes, grupeve të marxhinalizuara dhe të moshuarve.
Shërbimet që ne ofrojmë janë kryesisht sociale dhe raporti i femrave është më i lartë se ai i meshkujve. Gjithsej, në të dyja institucionet janë 23 të punësuar, 17 prej tyre janë femra.
Si e ekuilibron raportin familje-punë? Si e ndan kohën për t’u kujdesur për çdo gjë?
Ia dal sa edhe vetë herë pas here them si?! Unë u jap vlerësimin e duhur gjërave në oraret e duhura. Mundohem të ekuilibroj dhe t’u jap rëndësinë e duhur çështjeve, problemeve dhe kënaqësive, duke i përsëritur vetes gjithmonë “do të bëhet”. Ka raste kur telefonatat zgjasin deri vonë për hir të natyrës së punës që bëj dhe dëgjoj dhe: -O MA, apo: Dokli na lodhe, por kjo jam unë.
Si është të jesh një femër në biznes duke marrë parasysh që vetëm 33% e bizneseve të vogla dhe të mesme drejtohen nga femra në Shqipëri?
Para disa ditësh mora një telefonatë nga një zotëri që po merrej me dokumentacionin e sistemit të gazit në “Shtëpinë e Zotërinjve”. Që nga mënyra si m’u drejtua dhe “kompetencave” që donte të tregonte më erdhi për të qeshur. Por kjo nuk ndodh vetëm tek meshkujt. Ka edhe plot femra.
Sot në gjykim dhe komunikim duhet të jesh njeri në radhë të parë. Nuk duhet të paragjykosh, duhet të dish të dëgjosh dhe pastaj të argumentosh. Vështirësi ka përditë. Por unë them do të bëhet, do kuptohem.
Artikulli u publikua më parë në faqen 46 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.