CV me shije suksesi! Si Lukas Yla “serviri” aplikimin e tij në një kuti petullash? - Business Magazine Albania

CV me shije suksesi! Si Lukas Yla “serviri” aplikimin e tij në një kuti petullash?

CV me shije suksesi! Si Lukas Yla “serviri” aplikimin e tij në një kuti petullash?

Në një treg pune të mbushur me konkurrencë, diferencimi është çelësi i suksesit. Pikërisht këtë strategji ndoqi Lukas Yla, një i diplomuar në marketing nga Lituania, i cili u bë viral falë mënyrës unike me të cilën aplikoi për punë në San Francisko.

Në vend që të dërgonte një CV tradicionale përmes emailit apo platformave të zakonshme të punësimit, Lukas zgjodhi një rrugë më kreative dhe të guximshme. I maskuar si një shpërndarës i Postmates, ai dorëzoi personalisht kutitë me donuts (petulla amerikane) te drejtuesit e kompanive të teknologjisë dhe marketingut në qytet. Por surpriza më e madhe ndodhej brenda kutisë: CV-ja e tij, e shoqëruar me një mesazh plot humor:

“Shumica e CV-ve përfundojnë në koshin e plehrave. E imja – në barkun tuaj.”

Rezultati? Një sukses i jashtëzakonshëm.Kjo qasje e pazakontë e ndihmoi Yla-n të dallohej menjëherë. Nga 40 “dorëzime” që bëri, ai arriti të sigurojë 10 intervista pune me disa nga kompanitë më të njohura në San Francisko.

Lexo edhe:Lançohet ” Bytes & Books”, klubi i parë i librit mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri!

Në një intervistë, ai tregoi se qëllimi i tij ishte të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve të kompanive në mënyrë kreative dhe të tregonte aftësitë e tij në marketing përmes një shembulli praktik. Dhe ia doli me sukses!

Historia e Lukas Yla është një dëshmi e fuqisë së kreativitetit dhe guximit në botën profesionale. Në një treg gjithnjë e më të mbushur me talente, gjetja e një mënyre unike për t’u veçuar mund të jetë çelësi i suksesit. Jo gjithmonë është e nevojshme të ndjekim rregullat tradicionale—ndonjëherë, një qasje ndryshe mund të na çojë më shpejt drejt qëllimit. Nëse jeni në kërkim të një pune apo doni të bëni përshtypje te një punëdhënës i ardhshëm, ndoshta është koha të mendoni jashtë kornizave.

Dhe kush e di, ndoshta një kuti me ëmbëlsira mund të jetë bileta juaj drejt intervistës së ëndrrave!

businessbulls

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0