COVID-19, Vaksina e Oksfordit do të testohet në Indi

COVID-19, Vaksina e Oksfordit do të testohet në Indi

vaksina

Vaksina efikase kundër Covid-19, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, do të testohet tek qytetarët në Indi. Shkencëtarët indianë që po bashkëpunojnë me kolegët e tyre në Universitetin e Oksfordit për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, kanë thënë se testimet lokale do të fillojnë së shpejti, pas marrjes së liçensës.

“Ne do të aplikojmë për liçencë të testimit te rregullatori indian brenda javës. Sapo të na japin leje, ne do fillojmë testimet e vaksinës në Indi. Për më tepër, ne së shpejti do ta fillojmë prodhimin e vaksinës në sasi të mëdha”, tha Adar Poonawalla, një prej shkencëtarëve indianë, që po bashkëpunon me ekipin e Oksfordit.

Lexoni: Britani, prova në njerëz e vaksinës kundër COVID-19 jep rezultate premtuese

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit duket se është e sigurt për përdorim dhe nxit reagim nga sistemi imunitar. Ajo ende është në fazën e zhvillimit dhe do t’u nënshtrohet më shumë testimeve, shkruan BBC.

Aktualisht, Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë “Astra Zeneca” ka nisur prodhimin e miliona dozave, në mënyrë që të përballojë kërkesën globale sapo vaksina të jetë gati për shpërndarje në masë.  Vetëm Britania e Madhe ka rezervuar 100 milionë doza.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0