COVID-19, Trump shprehet optimist për përmirësimin e situatës

COVID-19, Trump shprehet optimist për përmirësimin e situatës


 

Të dielën në New York, epiqendrën e shpërthimit të SHBA, u raportua një rënie e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve.

“Disa gjëra shumë të mira po ndodhin në Nju Jork. Për herë të parë vdekjet ishin më të ulëta se dita paraardhëse, që është dhe rënia e parë deri tani. Ndaj kjo mund të jetë shenjë e mirë. Edhe në spitale ka nisur rënia. Ka qenë e ulët, por gjithsesi rënie”.

Presidenti Trump e përshkroi rënien si një “shenjë të mirë”, por paralajmëroi për më shumë vdekje, pasi pandemia arriti kulmin e saj në SHBA. “Në ditët në vazhdim, Amerika do të durojë kulmin e kësaj pandemie,” tha Trump, në konferencën e tij të përditshme për koronavirusin.

Megjithatë, metropoli më i njohur i SHBA-ve, pati 600 vdekje dhe mbi 7 mijë e 300 raste të reja me të infektuar.

Shtetet e Bashkuara do të përballen me një javë kritike lidhur me krizën e koronavirusit, pasi autoritetet shëndetësore paralajmëruan se kjo do të jetë java më e rëndë dhe më e trishtueshme për shumë amerikanë.

Ekspertët e shëndetësisë në Shtëpinë e Bardhë kanë parashikuar se nga epidemia mund të vdesin 100 mijë deri në 240 mijë amerikanë  edhe nëse ndjekin rregullat për të qëndruar në shtëpi.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0