COVID-19, Shkencëtarët afër zbulimit të vaksinës, pas testimit tek minjtë

COVID-19, Shkencëtarët afër zbulimit të vaksinës, pas testimit tek minjtë


Një vaksinë për sëmundjen Covid-19 e shkaktuar nga koronavirusi është në prag të zbulimit, tha një ekip shkencëtarësh.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë se ata kanë testuar me sukses një vaksinë tek minjtë dhe shpresojnë se vaksina mund të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit deri në qershor.

“Unë kam marrë rezultate një muaj pasi injektova vaksinën tek minjtë. Vaksina funksionon vërtet, vërtet mirë”, ka thënë studiuesi specialist, Dr. Paul McKay, nga Imperial College London, për Daily Mail.Ekipi po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.

Dr McKay tha se ata kanë aplikuar për fonde të mëtejshme nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore për të kryer prova klinike tek njerëzit.”Nëse marrim fondin për provat klinike, do ta testojmë vaksinën tek njerëzit, deri në qershor,” tha ai.
“Nëse shkencëtarët britanikë krijojnë një vaksinë do të ishte mirë sikur qeveria ta mbështeste atë.”Nëse provat tek njerëzit do të jenë të suksesshme, ekipi shpreson që vaksina të jetë e disponueshme për pacientët brenda një viti.

Daily Mail

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0