Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës. Pra, kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat, u pengua mundësia e transmetimit. Ata, që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”,- tha ajo.
Lexoni: EU for Innovation, Ndërhyrje për krizat e Startup-eve në Shqipëri
“Personat e shëruar deri më tani nuk kanë qenë në reanimacion, as në respirator”, tha zv/ministrja. Ajo paralajmëroi se personat me sëmundje kronike si diabeti, apo sëmundje të mushkërisë, preken më rëndë nga virusi se sa një person, që nuk i ka këto sëmundje.
Rakacolli shtoi se mjekët në Shqipëri kanë në dispozicion të gjitha medikamentet, që nevojiten për përballimin e pandemisë.
“Një medikament që të luftojë tëresisht koronavirusin nuk ka, por përdoren disa medikamente që neutralizojnë substancat që lëshon në trup ky virus”, tha zonja Rakacolli.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto