Covid 19 nxit projektin e Inovest për të menaxhuar pronat e dhëna me qira - Business Magazine Albania

Covid 19 nxit projektin e Inovest për të menaxhuar pronat e dhëna me qira

inovest

Tashmë është fakt që Covid-19 diktoi distancimin social dhe solli si efekt bllokimin e kufinjve. Sa qytetarë, brenda dhe jashtë vendit nuk kanë pasur mundësi të ndjekin pronat e tyre, pagesat, mirëmbajtjen. hapja e kufijvë po diksutohet por duket ende e largët dita e lëvizjeve tërësisht të sigurta. Covid preku shumë sektorë të ekonomisë përfshirë edhe ndërtimin.

Ndër investimet kryesore të bëra në Shqipëri janë blerja e pronave të patundshme dhe lënia e tyre me qira. Ky mund të jetë një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave mujore. Krahas pagesës së qirasë, Covid shkaktoi pengesa edhe në kontrollin dhe menaxhimin e pronës me qira. Lindja e pengesave, krijon edhe lindjen e zgjidhjeve. Kjo ka ndodhur me kompaninë Inovest, e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit. Ajo ka krijuar një njësi të veçantë brënda saj, e cila funksionon si sistem për vlerësimin dhe menaxhimin e pronës. Klodiana Ajazi, një nga drejtueset e kësaj kompanie thotë që, “në portoflin kemi kanë një numër të konsiderueshëm pronash, për të cilat ofrojmë zgjidhje për çdo shqetësim që kanë pronarët”. Disa prej tyre janë:

  1. Vlerësimi i një prone për të përcaktuar qiranë e përshtatshme.
  2. Mirëmbajtja teknike, riparime, shërbime të pronës 24h në çdo ditë të vitit.
  3. Marketingu i një prone dhe dhënia me qira.
  4. Inspektimi i vazhdueshëm i pronës dhe trajtimi i ankesave nga qiramarrësit.
  5. Mbledhja e qirasë dhe detyrimeve të tjera.
  6. Pagesa e faturave.

Menaxhimi i pronës është një aspekt i rëndësishëm në sektorin e pasurive të paluajtshme. Ky menaxhim është i zbatueshëm për të dy llojet e pasurive: rezidenciale dhe komerciale (për banim ose për biznes).

Lexo: Klodiana Ajazi: Kujdesi ndaj klientit, një punë që duhet bërë me pasion

Ka shumë faktorë që ndikojnë në menaxhimin e suksesshëm të një prone, e cila duhet të gjenerojë vazhdimisht të ardhura, por edhe të jetë në kushet e duhura të mirëmbajtjes. Ky është shqetësimi kryesor në shumicën e shtëpive të dhëna me qira në ditët e sotme. Distancimi social, i cili duhet të vijojë të ruhet tashmë e bën edhe më të vështirë inspektimin apo kontrollin e një prone, së pari për të shmangur takimet qiramarrës-qiradhënës.

Nga ana tjetër, kur prona nuk menaxhohet në mënyrë profesionale, të ardhurat e pritura nga qiraja mund të vonohen, investimi në pronë mund të dëmtohet, pagesat dhe detyrimet mund të akumolohen, marrëdhëniet mes pronarit dhe qiramarrësit mund të jenë të cënueshme në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë kompanitë e menaxhimit të pronave, me staf profesional dhe sisteme teknologjike në dispozicion.

A do të munden këto kompani sot të zgjidhin një problem për shumë familje që jetojnë në Shqipëri ose jashtë dhe duan që prona e tyre të mos ketë problemet e zakonshme?!

Deri më tani, menaxhimi pronave nuk ka qenë një aspekt i zakonshëm në tregun e pasurive të patundshme dhe nuk ka kompani të stukturuara që e ofrojnë. Ky proces është bërë nga administratorët e pallateve apo të afërm të familjes, çka nuk sjell mirëmbajtje dhe kujdesin e duhur profesional për pronën.

Diferenca mes menaxhimit të një individi dhe një kompanie të specializuar, është edhe sistemi i ngritur. Drejtuesja e Inovest thotë se, “kemi vënë në dispozicion një system, i cili u lejon pronarëve të pronës ta kontrollojnë pronën online në çdo kohë si dhe një staf 24h në dispozicion.

Për shumë familje shqiptare, pronat janë kapital i ngurtësuar, i cili pa vëmendjen e vazhdueshme kthehet në burim stresi në mirëmbajtje. Prona merr një tjetër vlerë kur ke një kontroll të plotë mbi të ardhurat që të gjeneron dhe ecurinë e saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0