COVID-19, Ja cila është situata në nivel global

COVID-19, Ja cila është situata në nivel global


Numri i të infektuarve me coronavirus vazhdon të rritet, por nga bota vijnë lajme të mira nëpërmjet shifrave. Deri më tani, 41.45% e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Kërkimet për vaksinën po vazhdojnë në disa vende të ndryshme. Kompania gjermane, CureVac duket se ka pasur përparime, pasi lajmet nga SHBA-ja thonë se duan ta blejnë vaksinën e CureVav, për 1 miliard dollarë.

Kina, ndërkohë, ka nisur provat e para klinike me njerëz, me vaksinën eksperimentale që është zhvilluar nga institucioni i kërkimeve shkencore për ushtrinë.

Po ashtu, institucionet në SHBA po bashkëpunojnë me një kompani private, “Moderna” dhe presin që shumë shpejt të shohin rezultatet e para tek njerëzit.

Megjithatë, OBSH ka deklaruar se duhen shumë muaj për të marrë rezultatet përfundimtare të vaksinës, e cila do të përdoret në masë.

Ndërkohë, vende si Italia vazhdojnë të kenë probleme të shumta me coronavirusin, pasi numri i të vdekurve arriti 2940.

Në të gjithë botën deri tani janë raportuar më shumë se 198 mijë persona të infektuar dhe më shumë se 8410 të vdekur.

Numri i të prekurve jashtë Kinës tani është më i madh, në më shumë se 117.490.

Në të gjithë botën janë prekur 164 shtete dhe të gjitha kontinentet.

Qeveritë vazhdojnë të shtrëngojnë masat për sa u përket qëndrimeve të popullsisë në publik, për të kufizuar përhapjen. Gjithashtu, janë duke hartuar paketa financiare për të ndihmuar ekonominë që është goditur tepër rëndë.

Kompanitë e fluturimit janë të parat që kanë pësuar dëme. Aksionet e Boeing kanë rënë me 22%, niveli më i ulët për gjashtë vitet e fundit.

Në SHBA, numri i të prekurve vazhdon të rritet dhe guvernatori i Nju Jorkut ka njoftuar se banorëve mund t’u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë.

Një sondazh i kryer nga Reuters ka treguar se gjysma e amerikanëve janë dakord që të merren masa shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po studion një ide të pazakontë për t’i bërë ballë pandemisë, mundësinë që të caktojnë nga 1000 dollarë për çdo të rritur amerikan, gjë që do t’i kushtonte buxhetit qindra miliarda.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0