COVID-19, Italia dhe Spanja drejt një izolimi të dytë, lokalet mbyllen në orën 18:00 - Business Magazine Albania

COVID-19, Italia dhe Spanja drejt një izolimi të dytë, lokalet mbyllen në orën 18:00

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19 nga frika se mos gjykatat rrëzojnë vendimet e qeverive rajonale që kanë vendosur masa shtrënguese kundër infeksionit, ndërsa Italia ka vendosur mbylljen e plotë të kinemave, teatrove dhe orar të kufizuar për baret dhe restorantet, ndërsa në Zvicër është shpërndarë një qarkore për autoritetet shëndetësore ku këshillohet që përparësi në trajtim mjekësor t’u jepet pacientëve të rinj. Të gjitha vendet po përjetojnë një rritje drastike të rasteve të reja me koronavirus, që ka rikthyer panikun e kolapsit të sistemit shëndetësor sidomos në Spanjë dhe në Itali. Qeveria spanjolle vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të diel shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Edhe pse në shumë qytete kryesore tashmë ka reagime nga qytetarët kundër masave sidomos atyre të ndalim qarkullimit, kryeministri Conte ka nënshkruar të dielën dekretin e ri në lidhje me pandeminë. Kështu në këtë dekret parashikohet mbyllja e të gjithë lokaleve dhe restoranteve pas orës 18:00 të mbrëmjes. Nuk do të lejohen grumbullimet në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Mbyllen teatrot, pishinat, kinematë etj. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.

LEXO: Rritja e rasteve me Covid-19, Italia mbyll sheshet, shkollat e universitetet

Vendimi për të mos mbyllur fundjavën është pritur me kritika nga një pjesë e ekspertëve, por Komiteti Teknik e arsyetoi atë duke deklaruar se mbajtja hapur e restoranteve në fundjavë është një vendim i drejtë për të shmangur grumbullimet edhe më masive familjare të shtunën dhe të dielën. Gjithashtu është refuzuar edhe kufizimi i lëvizjeve mes rajoneve, pasi sipas ekspertëve italianë të dhënat sugjerojnë se infektimet më të shumta janë të regjistruara në zonat metropolitane. Është refuzuar edhe propozimi për të mbyllur udhëtimet me jashtë. Sa u takon shkollave, ato mbeten të hapura plotësisht për ciklin e ulët, ndërkohë që për pjesën tjetër urdhërohet adoptimi i metodave të mësimit online në të paktën 75 për qind të tyre. Qytetarëve u këshillohet fort që të shmangin transportin publik, ndërsa pishinat dhe palestrat do të mbyllen.

Në Spanjë, gjendja e jashtëzakonshme është vendosur për 15 ditë me mundësinë e zgjatjes me një muaj e deri në pa afat nëse situata përkeqësohet. Mediat spanjolle raportojnë se kjo gjendje do të qëndrojë në fuqi deri në muajin prill. Sipas këtij vendimi, duke filluar nga e hëna, i gjithë vendi do të futet në izolim duke filluar nga ora 23:00 deri në orën 06:00, administrata do të funksionojë e reduktuar vetëm me punonjësit që nuk kanë mundësi të punojnë nga shtëpitë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0