COVID-19, FMN-ja shpall recension global, e gatshme për ndihmë

COVID-19, FMN-ja shpall recension global, e gatshme për ndihmë


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva tha të premten se ekonomia globale tani është në një recesion falë COVID-19, por ajo është e lumtur teksa shikon liderët botërorë, që e kanë kuptuar se vetëm një përpjekje e koordinuar do të jetë në gjendje të frenojë përhapjen e koronavirusit.

“Ne kemi deklaruar që bota tani është në recesion dhe se gjatësia dhe thellësia e këtij recesioni varen nga dy gjëra: Përmbajtja e virusit dhe një përgjigje efektive, e koordinuar ndaj krizës,”  tha ajo për CNBC.

Ndikimi mbi ekonominë nga pandemia e COVID-19 ëshë “shumë më keq se kriza financiare globale”, tha shefja e FMN, duke shtuar se organizata është e përgatitur që të përdorë “arkën e saj prej 1 triliardë dollarësh” për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.

Lexoni: Yuval Harari: Si të mësojmë prej epidemive të së kaluarës

“Kurrë në historinë e FMN-së nuk kemi parë që ekonomia botërore të ndalet. Tani jemi në recesion”, tha ajo.

Kristalina Georgieva tha se sëmundja po godet ekonomitë më të dobëta ashtu siç godet personat me sëmundje shoqëruese.

“Kemi një arkë prej 1 triliardë dollarësh dhe jemi të vendosur që të vendosim në përdorim sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga plagët e kësaj krize” shtoi ajo.

Mbi 90 shtete i kanë kërkuar FMN-së fondet e emergjencës, tha Georgieva, gjatë një konference për shtyp.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0