Coolab Tirana organizon në datën 28 Tetor takimin me pionerin e tregtisë online Scott Rafer - Business Magazine Albania

Coolab Tirana organizon në datën 28 Tetor takimin me pionerin e tregtisë online Scott Rafer


Si pjesë e eventeve të organizuara nga Coolab Tirana, në datën 28 Tetor do të jetë i ftuar Scott Rafer një pionier në industrinë e tregtisë online, në një takim me gjithë bizneset startup në e-commerce. Me 20+ vjet që zhvillon startup-e dhe software e-commerce, Scott Rafer po krijon partneritete për inovacione midis një sërë startup-sh në e-commerce, logjistikë në të gjithë botën, të cilët duhet të mësojnë të garojnë me Amazon, Alibaba dhe Tencent / JD / Walmart. Këta tre gjigantë po vendosin sisteme të machine learning në infrastrukturat e tyre të konsumatorëve dhe zinxhirët e furnizimit Transpacific që do të përshpejtojnë më tej rritjen e tyre.

Nëse po administroni një kompani e-commerce në Shqipëri, ju mund të bëheni pjesë e takimit dhe të keni mundësinë për të përditësuar njohuritë tuaja dhe të arrini një standard global.

Rafer është gjithashtu bashkëthemelues, drejtor dhe / ose vëzhgues i bordit në Mashery (mundësuar nga Intel), MyBlogLog (mundësuar nga Yahoo!), Flow.space, Shiphawk, Shippabo, Nanigans, Newswhip, ShopPad dhe Zemanta (mundësuar nga Outbrain).

Për më shumë informacion rreth Rafer klikoni profilin e tij zyrtar në LinkedIn.

Pjesëmarrja është e limituar deri në 13 persona dhe bizneset startup duhet të kenë të paktën një vit në treg me qëllim tregun ndërkombëtar.

Ora: 17:30, në ambientet e Coolab Tirana.

Dërgoni një email në hello@coolab.al me emrin tuaj dhe emrin e biznesit e-commerce me nje shpjegim të shkurtër ose linkun e website.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0