Constantin von Alvensleben nga shtatori CEO i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës - Business Magazine Albania

Constantin von Alvensleben nga shtatori CEO i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës


Constantin von Alvensleben do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm Ekzekutiv (CEO) i  Aeroportit Ndërkombetar të Tiranës (TIA) duke nisur nga shtatori i këtij viti. Constantini do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interesit.

Constantini është një drejtues me përvojë, me një karrierë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe menaxhimin e aeroporteve. Ai ka mbikëqyrur projektet kryesore të zhvillimit të aeroporteve ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e CIS, Europës Lindore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka menaxhuar gjithashtu procese të mëdha blerjesh dhe ofertash të aeroporteve ndërkombëtare në Indi dhe Australi.

Lexo: Për dërgesa më të shpejta, Amazon po ndërton një aeroport

Sipas njoftimit zyrtar të TIA-s, Constantini do të punojë ngushtë me Volker Ëenderfeuer, i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Operimeve i TIA-s në Korrik të këtij viti.

Constantini aktualisht është Menaxher i Përgjithshëm i FAKT Group, një firmë e pasurive të patundshme dhe e zhvillimit të infrastrukturës me qendër në Essen, Gjermani. Para këtij roli, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta drejtuese në organizata, përfshirë këtu HOCHTIEF Concessions dhe HOCHTIEF Airport, filialet e firmës kryesore të ndërtimit HOCHTIEF Group.  Ai ka qenë Kryetar i Konsulencës së specializuar të aviacionit T&L, e cila përqendrohet në maksimizimin e kapacitetit të terminalit, pasagjerëve dhe mallrave. Në vitin 2006 – 2007, Constantini ishte Shef Ekzekutiv i TIA. Në fund të mandatit të tij, TIA arriti një numër prej 1.2 milionë pasagjerësh dhe një qarkullim prej 23 milionë EUR.

Richard Hu, Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA, tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim përsëri Constantinin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ai sjell me vete një përvojë shumë të rëndësishme në aeroporte, zhvillimin e infrastrukturës, kredenciale të larta lidershipi, si dhe një përvojë të pasur pune në tregjet ndërkombëtare dhe menaxhimin e projekteve të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij.  Me këtë sfond të gjerë në infrastrukturë dhe ndërtim, përvojë të dëshmuar të udhëheqjes dhe familjaritet me operacionet në Shqipëri, Constantini është i pozicionuar mirë për të udhëhequr TIA-n në fazën e saj të ardhshme të rritjes, duke garantuar gjithashtu se siguria do të jetë gjithnjë një nga prioritetet kryesore të TIA-s.

Constantin von Alvensleben tha: “Jam i lumtur që kthehem si Drejtor Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në një moment sfide. Numri i pasagjerëve dhe fluturimet ndërkombëtare po rriten ndërsa turizmi në Shqipëri vazhdon të lulëzojë. Jam i prirur të udhëheq ekipin gjatë kësaj periudhe rritjeje të jashtëzakonshme”.

Lexo: Ky aeroport i ri prej 12 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në botë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0