Coca-Cola vjen me aktivitet për mbrojtjen e mjedisit - Business Magazine Albania

Coca-Cola vjen me aktivitet për mbrojtjen e mjedisit


Kompania “Coca-Cola HBC Kosova”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, mbajtën një aktivitet ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e aktiviteteve fizike, me moton “Pedalo dhe krijo eko energji”.

Albina Pllana, zëdhënëse e kompanisë “Coca-Cola HBC Kosova”, tha se është një ndjenjë e mirë që kanë mundësi të organizojnë një aktivitet të tillë, që synon të vetëdijesojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Ndërsa, Adea Kelmendi nga Oda Amerikane Ekonomike në Kosovë (OEAK), tregoi se kjo organizatë, së bashku me kompanitë e saj anëtare, si dhe me anëtarët e Komitetit për Përgjegjësi Korporative, përveç organizimit dhe pjesëmarrjes në ngjarje që mbështesin iniciativa shoqërore, vazhdimisht inkurajojnë të gjitha kompanitë kosovare që të investojnë sa më shumë në mbrojtje të mjedisit.

“Përmes fondacionit të Odës Amerikane ne po përpiqemi që të kontribuojmë në ndryshimet mjedisore, të kontribuojmë në komunitetin në përgjithësi duke iu ndihmuar njerëzve në nevojë, personave me nevoja të veçanta, fëmijëve dhe pensionistëve”, u shpreh Adea Kelmendi.

Pjesë e aktivitetit të organizuar në sheshin “New Born” në Prishtinë kishin mundësi të bëheshin dhe qytetarët. Disa prej tyre garuan në pedalimin e biçikleta, duke prodhuar energji të ripërtërishme. Fituesit u shpërblyen me dhurata simbolike.

 

burimi: ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0