Coca-Cola në bisedime për të prodhuar pije me marihuanë - Business Magazine Albania

Coca-Cola në bisedime për të prodhuar pije me marihuanë


Gjigandi i pijeve me bazë në Atlanta zbuloi për mediat se është në “bisedime serioze” me prodhuesin kanadez të marihuanës, Aurora Cannabis, për të prodhuar pije me kanabis, ndërsa shitjet e produkteve tradicionale vazhdojnë të ngadalësohen. Me interes është CBDs, përbërësi jo-psikoaktiv në marihuanë që ndihmon në zbutjen e dhimbjes, por që nuk përbën problem për organizmin.

Lexoni: Doni të dini çfarë i bën Coca Cola stomakut tuaj?

Në një deklaratë për Bloomberg është thënë:

“Ne jemi duke parë nga afër rritjen e CBD jo-psikoaktive si një përbërës në pijet në mbarë botën,” tha zëdhënësi i Coca-Cola, Kent Landers në një deklaratë me email për Bloomberg News. “Kjo taktikë po evoluon shpejt, por asnjë vendim nuk është marrë në këtë kohë që po flasim.”

Bloomberg vë në dukje se shumë prodhues të pijeve po e konsiderojnë shtimin e kanabis si një përbërës ndërsa bizneset e tyre tradicionale po ngadalësohen:

Muajin e kaluar, prodhuesi i birrës Corona, Constellation Brands Inc. njoftoi se do të shpenzojë 3.8 miliardë dollarë për të rritur aksionet e saj në Canopy Growth Corp, prodhuesi kanadez i marihuanës me një vlerë që tejkalon 13 miliardë dollarë.

Molson Coors Brewing Co. po fillon një ndërmarrje të përbashkët me Hexo’s Quebec Corp, i njohur më parë si Hydropothecary Corp, për të zhvilluar pije kanabis në Kanada. Diageo PLC, krijues i birrës Guinness, po bën diskutime me të paktën tre prodhues kanadezë kanabis për një marrëveshje të mundshme, raportoi BNN Bloomberg muajin e kaluar. Heineken NV’s Lagunitas ka lançuar një markë me pijë joalkolike të mbushur me THC, përbërës aktiv i marihuanës.

Lexoni: Coca Cola vjen me një tjetër ndryshim në dizajnin e saj

Është e qartë që asnjë kompani pijesh nuk dëshiron të mbetet prapa. Dhe ndërsa marihuana është ende e paligjshme në nivel kombëtar në SHBA, produktet e derivuara CBD që trajtojnë sëmundjet duke përfshirë dhimbjen kronike, ankthin dhe epilepsinë, po fitojnë shpejt pranimin. Pyetja që ngrihet është: A do të jetë Pepsi kompania e radhës?

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0