Çmimi i Guvernatorit, 3 studentë vlerësohen për punën e tyre kërkimore - Business Magazine Albania

Çmimi i Guvernatorit, 3 studentë vlerësohen për punën e tyre kërkimore

çmimi i guvernatorit

3 diplomat më të mira vë fushën e ekonomisë dhe financave u vlerësuan me çmimin e Guvernatorit gjatë një eventi të mabjtur online.

Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte pjesë e ceremonisë së shpalljes së çmimeve fituese të konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”. Konkursi fundvitit u dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore.

Megi Jaupi, mori çmimin e pare. Ajo është studente në Universitetin e Zyrihut ETH, Zvicër. Tema e saj mbështetet dhe aplikon metodologjinë e rrjeteve neutrale, si një nga metodat më inovative dhe më të sofistikuara për përafrimin e shpërndarjeve shumëdimensionale të variablave të rastit në studimin e ekonomisë dhe financës. Studimi është ndërtuar në formën e një eksperimenti të aplikuar interesant edhe inovativ.

Lexo: Ndahet Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019

Argi Hanku, mori ccmimin e dytë. Ai është student në Universitetin e Vjenës, Austri,

Me çmimin e tretë u vlerësua Eda Meta, studente në Universitetin “Berlin School of Economics and Law”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0