Çmimi i arit po bie, a është tani momenti i duhur për të investuar? - Business Magazine Albania

Çmimi i arit po bie, a është tani momenti i duhur për të investuar?

Pas një viti me rritje të vrullshme, çmimi i arit ka shënuar një rënie të lehtë, duke krijuar një dritare të rrallë për ata që ende nuk kanë investuar në këtë metal të çmuar. Në fund të marsit, një ons ar kushtonte 3,123.44 dollarë, ndërsa dje (7 prill) është 3,030.90 dollarë, një rënie prej gati 3% në më pak se një javë.

Ndonëse nuk është një ndryshim dramatik, çdo lëvizje në çmimin e arit është strategjike, veçanërisht për investitorët fillestarë. Me çmimin që mund të bjerë edhe më tej, shumë po pyesin, a është tani momenti për të blerë ar?

Ekspertët japin tri arsye bindëse pse përgjigjja mund të jetë “po”:

Lexo gjithashtu: BusinessMag.al në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë dhe bashkëpunimeve që frymëzojnë

  1. Ari tenton të rritet me kalimin e kohës

Pavarësisht rënies së fundit, historia tregon se çmimi i arit, në përgjithësi, ka tendencë të rritet në afatgjatë. Prandaj, çdo ulje, sado e vogël, është një mundësi. Investitorët që hyjnë tani, mund të përfitojnë nga një pikë hyrjeje më e përballueshme, duke i paraprirë një rritjeje që shumë mendojnë se mund ta çojë çmimin e arit mbi 3,500 dollarë për ons.

  1. Diversifikimi i portofolit është thelbësor

Në kohë të paqëndrueshme ekonomike, si tani, kur tregjet e aksioneve lëkunden, inflacioni vijon, dhe normat e interesit mbeten të larta, ari ka qenë gjithmonë një “strehë e sigurt”. Ai ruan vlerën kur monedhat dobësohen ose kur asetet e tjera bien.

Për investitorët që kërkojnë stabilitet dhe mbrojtje nga rreziqet e tregut, ari ofron një alternativë të besueshme.

Lexo gjithashtu: “Nice News”, si e ktheu Sean Devlin një ide të thjeshtë në një sukses me 1 milion abonentë?

  1. Kjo mund të jetë një nga herët e fundit për të investuar me këtë çmim

Në janar 2024, një ons ar kushtonte rreth 2,063.73 dollarë. Që atëherë, ai ka pësuar një rritje të qëndrueshme. Me zhvillimet ekonomike që mund të ndodhin çdo moment, përfshirë raportin e ri të inflacionit për muajin mars që publikohet së shpejti, çmimi i arit mund të kapërcejë sërish rekorde.

Nëse nuk e shfrytëzoni këtë moment, mund të detyroheni të hyni në treg në një pikë shumë më të lartë më vonë.

Rënia aktuale e çmimit të arit mund të jetë një mundësi e artë për fillestarët, për të hyrë në treg me një çmim më të ulët se zakonisht. Megjithatë, ekspertët këshillojnë që ari të përbëjë jo më shumë se 10% të portofolit tuaj të përgjithshëm, për të mos e mbingarkuar me një aset që nuk gjeneron të ardhura aktive si aksionet apo obligacionet.

Nëse e keni menduar ndonjëherë të investoni në ar, ndoshta është koha të veproni tani, para se çmimi të ‘‘fluturojë’’ sërish.

CBS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0