Çmimet e larta të naftës nuk do të rikthehen më - Business Magazine Albania

Çmimet e larta të naftës nuk do të rikthehen më


Rënia historike e çmimeve të naftës në dy vitet e fundit duket se i ka vënë vulën furnizimit në perspektivat afatgjata me çmime të ulëta. Sipas një analize që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, kërkesa për naftë në të ardhmen do të kufizohet nga rritja e ngadaltë e tregjeve në zhvillim dhe përpjekjet globale për të ulur më tej emetimet e karbonit. Të gjitha këto zhvillime kanë çuar në një “normalitet të ri” për çmimet e naftës.

Edhe pse rënia e çmimeve shkaktoi një rënie masive të investimeve në naftë, prodhimi nuk reagoi me ulje, duke e mbajtur ofertën njësoj. Edhe pse kostot e larta të naftës argjilore kanë frenuar prodhimin, pjesëmarrësit në tregun e naftës kanë befasuar duke ofruar çmime më të ulëta se në vitin 2015.

Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha të nxjerrjes së naftës i kanë shkurtuar ndjeshëm shpenzimet, nëpërmjet rritjes së efikasitetit teknologjik.

Edhe pse vendet e jo-OPEC kanë reduktuar prodhimin në 2016, konsumi ende mbetet më i ulët se prodhimi. Shumë ekspertë presin që tregjet e naftës të balancohen disi në vitin 2017, megjithëse inventarët e sektorit janë të larta. Por, nga ana tjetër, ka pasiguri sa i përket furnizimit, për shkak të kostove që kërkon prodhimi argjilor. Ky lloj prodhimi mund të shtojë flukset e prodhimit për çështje javësh dhe të ndryshojë dinamikën e prodhimit në mënyrë të konsiderueshme.

Nga ana tjetër, vendet e OPEC-ut dhe Rusia janë në një fazë prodhimi të bollshëm dhe kthimi i Iranit në tregje e ka shtuar edhe më shumë furnizimin. (Ndërsa anëtarët e OPEC kanë rënë dakord së fundmi për të ulur prodhimin, por marrëveshja, ende nuk është finalizuar.) Por ka faktorë të tjerë në lojë. Të dhënat e fundit sugjerojnë se prodhimi mund të jetë më elastik se sa pritej. Dhe një vendim i mundshëm për shkurtimin e prodhimit nga OPEC-u do të stimulojë më tej prodhimin nga shtresat argjilore.

Çmimet në rënie kanë nxitur rritjen e kërkesës për naftë, e cila shënoi rekordin në rreth 1.8 milionë fuçi në ditë në vitin 2015. Kjo kërkesë pritet të ngadalësohet në nivelin prej 1.2 milionë fuçish në ditë për 2016-2017. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes së kërkesës për naftë i atribuohet rënies së çmimeve. Me hapësirë të kufizuar për rënie të mëtejshme të çmimeve në terma të dollarit, rritja e kërkesës për naftë do të varet kryesisht nga perspektivat për rritjen ekonomike globale.

FMN vlerëson se perspektiva për rritjen e kërkesës nuk është inkurajuese. Në dy vitet e fundit, kërkesa për naftë është nxitur nga Kina dhe vende të tjera në zhvillim. Ndërsa Kina është përgjegjëse për vetëm 15% të konsumit të naftës botërore, kontributi i saj në rritjen e kërkesës për naftë është i konsiderueshëm, pasi ekonomia e saj po rritet shumë më shpejt se ato të kombeve të përparuara (e njëjta gjë është e vërtetë për disa vende të tjera në zhvillim).

Rritjet e ngadalta në ekonomitë në zhvillim mund të ndryshojë pamjen e kërkesës në mënyrë të konsiderueshme. Ndryshimi strukturor në ekonomitë në zhvillim, veçanërisht në përpjekjet e Kinës për të kaluar nga investimet dhe eksporti drejt rritjes së kërkesës së brendshme po çon modelin e rritjes në implikime të mëdha.

Gjithashtu politikat e energjisë do të duhet të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme për të përmbushur qëllimet e caktuara në Konferencën e Parisit mbi Klimën më 2015, mbi reduktimet (COP21). Kështu një pjesë e rëndësishme e rezervave të naftës do të duhet të mbeten nën tokë dhe të padjegura.

Projeksionet e fundit kanë treguar se perspektivat për çmime më të larta të naftës janë përkeqësuar. Kjo nuk duhet të vijë si një e papritur. Rishikimet në rënie të rritjes globale, sidomos për tregjet në zhvillim, kompensohen nga faktorët mbështetës, të tillë si rritja e kërkesës për naftë nxitur nga çmimet më të ulëta në vitin e kaluar.

Burimi: gazetaekonomia.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0