Çmimet e larta të naftës nënkuptojnë karburant më të shtrenjtë për të gjithë ne - Business Magazine Albania

Çmimet e larta të naftës nënkuptojnë karburant më të shtrenjtë për të gjithë ne


Në muajt e ardhshëm pritet që çmimi i naftës të rritet për shkak të mungesës së investimeve gjatë periudhave të mëparshme. Nga kjo do të përfitojnë ata që janë të përfshirë në prodhimin dhe përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, por në asnjë rast konsumatorët ndërkombëtarë.

Çmimet për naftë të papërpunuar penguan kompanitë e mëdha të ishin të hapura për bashkëpunime dhe investime.

Gjatë katër viteve të fundit, projektet që u gjykuan se nuk arrinin të jepnin rezultate të menjëhershme u braktisën, duke rezultuar në një reduktim vjetor të investimeve nga 700 miliardë deri në 400 miliardë dollarë.

Numrat flasin vetë, pasi firma si Exxon Mobil dhe Chevron amerikanë, Shell holandez, Total francez dhe BP britanik, të cilat ushqyen tregun botëror me 15 milionë fuçi në ditë dhe kanalizuan 14 miliardë dollarë, “ranë” automatikisht në 9 miliardë dollarë.

Lexoni: “Lamtumirë” çmime të ulëta të naftës

SHBA dhe analistë të Bankës Amerikane, të cilët po paralajmërojnë për një rritje të afërt të çmimit të naftës së papërpunuar deri në 120 dollarë për fuçi për shkak të udhëheqjes amerikane të Donald Trump që zgjidhi të bllokonte Iranin nga tregu i naftës dhe në përgjithësi do të vendosë një raund të ri të sanksioneve tregtare në vend deri në fund të vitit.

Megjithatë, Irani dhe sasia e naftës që furnizon tregun botëror, siç është argumentuar, është shumë e vështirë të zëvendësohet, pavarësisht iniciativave që janë ndërmarrë në të njëjtën kohë.

Duket sikur ne, konsumatorët do të ndjejmë ndryshimin …

burimi: BalkanEU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0