Cloud68: Historia e krijimit dhe planet për të ardhmen - Business Magazine Albania

Cloud68: Historia e krijimit dhe planet për të ardhmen

Redon skikuli

Cloud68.co u ofron sipërmarrësve solo, SME-ve dhe organizatave infrastrukturë digjitale të besueshme, të sigurt dhe ready2use. Kompania e bën këtë duke përdorur vetëm zgjidhje open source, me besimin se duhet të jemi ne ata që kemi më shumë kontroll dhe privatësi mbi infrastrukturën tonë teknologjike.

Ne zhvilluam një intervistë me një nga themeluesit e Cloud68, Redon Skikuli, i cili na shpjegoi më thellësisht se çfarë përfaqëson kompania.

Si lindi ideja e krijimit të Cloud68.co?

Ekipi drejtues i Cloud68.co ka promovuar teknologjitë etike dhe lirinë digjitale në nivel lokal dhe rajonal për shumë vite dhe padyshim, ne e dinim rëndësinë e shmangies së platformave të mëdha të teknologjisë kur bëhet fjalë për respektimin e privatësisë sonë. Megjithëse zgjidhjet open source falas duken si zgjidhja më e lehtë, për ne dhe për shumë NVM e individë, nuk është e lehtë të vetë-strehosh dhe menaxhosh infrastrukturën digjitale.

Ne pamë potencialin për ta ofruar këtë shërbim dhe pse jo shumë kompani e kanë këtë qasje. Edhe përpara se të nisnim Cloud68.co, anëtarët e ekipit tonë po merrnin shumë pyetje nga individë dhe ekipe të tjera mbi migrimin nga big tech drejt platformave që respektojnë liritë digjitale. Pas një pune kërkimore, zbuluam se kishte shumë më tepër kërkesa për infrastrukturë digjitale me platforma open source sesa ekipe që ofrojnë shërbime të tilla dhe filluam të mendonim se si të ndërtonim themelet për ofrimin e shërbimeve të tilla. Aty filluam punën për krijimin e një plani biznesi duke jemi përmirësuar vazhdimisht dhe ja ku jemi sot!

Cili është misioni i Cloud68? Cilat janë parimet në të cilat bazoheni?

Misioni ynë është të bëjmë sa më të lehtë përdorimin e softuerit open source dhe t’u ofrojmë NVM-ve dhe individëve infrastrukturë digjitale të besueshme. Në fjalë të tjera, misioni ynë është të ofrojmë infrastrukturë digjitale të besueshme.

E besueshme – sepse pavarësisht se është një punë në vazhdim, nevojat e abonentëve tanë adresohen gjithmonë në kohë dhe ne do të qëndrojmë të përkushtuar për t’ju dhënë zgjidhjen më të mirë.

Open source – ofrimi i softuerëve, kodi i të cilëve është i disponueshëm publikisht dhe publikohet me licenca lejuese.

Infrastruktura digjitale – ne nuk ofrojmë thjesht hapësirën e pritjes; kërkimi, trajnimi dhe konsulenca janë gjithashtu të disponueshme kur është e nevojshme.

Çfarë është inovative në startup-in tuaj?

Thonë se të dhënat kanë zënë vendin e naftës sepse ka miliarda dollarë në këtë industri. Për ne, respektimi i të dhënave tuaja dhe privatësisë është modeli ynë i biznesit.

Si një ekip që ka kaluar pothuajse një dekadë duke luftuar për liritë digjitale, ne kuptojmë mënyrën e funksionimit të organizatave dhe individëve që kërkojnë ndihmën tonë për t’u ofruar infrastrukturë digjitale. Ne kemi vendosur etikën në çdo nivel të operacioneve tona, mbi fitimet, dhe besojmë fuqimisht se në një botë të kapitalizmit mbikëqyrës kjo qasje është ajo që do konsideronim inovative.

Çfarë ka të vështirë të qenit një startup në Shqipëri, veçanërisht në industrinë tuaj?

Përpara krijimit të Cloud68.co ne ofronim shërbime konsulence për kompanitë dhe organizatat në Shqipëri, e cila ishte një luftë e vazhdueshme për të ndjekur pagesat, duke kaluar shumë orë në bankë dhe duke u përpjekur të ndiqje ligjet që ndryshojnë çdo dy vite (nuk mund të keni një plan biznesi të qëndrueshëm kur gjërat ndryshojnë gjatë gjithë kohës) dhe pothuajse çdo klient kërkon shumë më tepër shërbime se sa ato që janë aktualisht në kontratë, për shkak të kufizimeve të tyre buxhetore. Kishte një ndjenjë ngërçi brenda ekipit për shkak të faktorëve që nuk lidheshin me ne dhe padyshim që duke qenë një ekip që ofron infrastrukturë digjitale dëshiron të kufizosh ndërprerjet dhe faktorët e panjohur. Kujtojmë ditën kur u zgjuam në mëngjes dhe e gjetëm llogarinë tonë të bllokuar përkohësisht për arsye që nuk lidheshin me gabime operacionale, por për shkak të disa procedurave burokratike. Në një mjedis të tillë, ishte pothuajse e pamundur të operojmë në mënyrë të besueshme për klientët/abonentët tanë. Kjo ishte pika e kthesës dhe momenti kur vendosëm të bëheshim global për sa i përket vendndodhjes së kompanisë, bazës së klientëve dhe gjithashtu të bëheshim nomadë digjitalë. 

U desh një kohë relativisht e gjatë dhe një shumë e konsiderueshme parash të shpenzuara për të arritur në pikën ku jemi aktualisht, por mendojmë se bëmë gjënë e duhur sepse sa herë që flasim me miqtë që drejtojnë bizneset e tyre të teknologjisë në vend, dëgjojmë ende të njëjtat çështje që nuk zgjidhen ose kanë progres shumë të ngadaltë.

Për shkak të këtyre vështirësive dhe duke qenë se nga pikëpamja operative dhe stafi, gjërat funksionojnë jashtë Shqipërisë, duhet të konsiderojmë që kompania ka bërë hapat e parë në Shqipëri, por tashmë duke mos pasur shumë operacione në vend…

Si kanë reaguar klientët tuaj ndaj shërbimeve të Cloud68?

Ne kalojmë shumë kohë duke folur me klientët tanë dhe gjithashtu përdorim sondazhe (përmes Mautic) për të kuptuar se si ndihen ata për shërbimet tona dhe deri më tani kemi pasur komente vërtet të mira. Natyrisht, ne i marrim komentet shumë seriozisht kur bëhet fjalë për gjërat që përmenden gjatë ndërveprimit tonë me ta dhe jemi krenarë që shohim progreskrahasuar me ditët e para.

Disa nga komentet e mbledhura nga abonentët tanë mund të gjenden këtu: https://cloud68.co/about#testimonials.

Kush është audienca juaj kryesore dhe si arrini tek ata?

Audienca jonë kryesore janë ekipe të vogla-mesme (kompani dhe organizata jofitimprurëse) dhe individë që kujdesen për privatësinë e tyre dhe duan të migrojnë të dhënat e tyre nga “teknologjia e keqe” përmes një ekip që nuk shet të dhënat e tyre në palë të treta. Ne dimë gjithashtu që audienca jonë kujdeset për mbështetjen e besueshme të teknologjisë dhe përdoruesve nga ekipi që menaxhon infrastrukturën e tyre dhe kjo është gjithashtu një nga atributet e asaj që kujdeset për ‘audiencën tonë të synuar’.

Ne nuk mendojmë për vendndodhjen, pasi mund të gjejmë entitete të interesuara për t’u larguar nga konglomeratet e mëdha të teknologjisë në të gjithë globin, fatmirësisht!

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Në dy vitet e ardhshme ne duam të punojmë për (a) përmirësimin e operacioneve të brendshme, (b) mbajtjen e abonentëve në nivele të larta duke ofruar të njëjtin nivel shërbimi dhe (c) kthimin sa më shumë që mundemi për kontribuuesit e mrekullueshëm të projekteve open source në mënyra të ndryshme.

Ne priremi të mendojmë afatgjatë dhe t’i marrim gjërat ngadalë kur bëhet fjalë për planifikimin për vitet e ardhshme. Ne planifikojmë për tremujorin e ardhshëm, vitin e ardhshëm fiskal dhe një herë në vit kemi një diskutim me ekipin për çështje që konsiderohen më makro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0