Cili shtet ka menaxherët më të paguar në Ballkan? - Business Magazine Albania

Cili shtet ka menaxherët më të paguar në Ballkan?


Sipas një studimi të ndërmarrë në nëntë vende të Europës Qendrore dhe Lindore nga Paylab, një agjenci ndërkombëtare për kërkimet në lidhje me pagat, ata që punojnë në Pragë janë më të mirëpaguarit; në vend të dytë janë ata që punojnë në Bratislavë; Zagrebi renditet në vend të tretë.

Paylab mori në analizë pagat e menaxherëve gjatë vitit të kaluar në Kroaci, Sllovaki, Hungari, Republikën Çeke, Letoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Estoni, Lituani dhe Serbi. Studimi tregoi se menaxherët në Pragë dhe në Bratislavë janë më të mirëpaguarit, ndërsa ata të cilët punojnë në vendet baltike janë më pak të paguarit.

Paga mesatare bruto mujore, duke përfshirë shpërblimet, është më e lartë në Pragë (3,980 euro në muaj), tre herë më e lartë se mesatarja e pagës mujore e menaxherëve në kryeqytetin çek. Praga ndiqet nga Bratislava, ku menaxherët paguhen 3,702 euro në muaj ose gjashtë herë më shumë se paga mesatare në qytet.

Zagrebi renditet në vend të tretë, me një pagë mesatare bruto mujore 3,131 euro, e cila është më e larta ndër pagat e menaxherëve në rajonin e Ballkanit. Në të njëjtën kohë kjo është 2.5 herë më e lartë se paga mesatare në Zagreb.

Menaxherët në Vilnius, Lituani, kanë pagën më të ulët mesatare bruto, 1,567 euro. Në përgjithësi, vendet baltike kanë një diferencë më të vogël ndërmjet pagave të menaxherëve dhe pagës mesatare në përgjithësi, 1.7 herë.

Një analizë e raportit mes pagave të paguara në kryeqytete me pjesën tjetër të qyteteve tregon se ato janë më të larta në rastin e parë.

Në bazë të këtij kriteri, pagat më të mira janë në Bratislavë, ku paga mesatare bruto është 1,400 euro në muaj. Në Bratislavë ka dallime mes pagave në kryeqytet dhe në pjesën tjetër të vendit (ndryshimi 20%).

Dallime domethënëse vihen re edhe në Republikën Çeke, Kroaci, Hungari dhe Bosnjë-Hercegovinë, ku raporti mes pagave bruto në kryeqytet me pjesën tjetër të vendit llogaritet nga 15 – 18%.

Dallimi është më i vogël është në Talin, Rigë dhe Vilnius, ku punëmarrësit në kryeqytet fitojnë 7% më shumë se në vendet e tjera.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0