Cili festival muzike në Tiranë përdor praktika të gjelbërta? - Business Magazine Albania

Cili festival muzike në Tiranë përdor praktika të gjelbërta?

Cili festival muzike në Tiranë përdor praktika të gjelbërta?

Ndër vite secilin prej nesh ka një këngë që domosdo i ka lënë gjurmë, e tashmë këtë iniciativë që arti edukon e kemi shumëfishuar në Barefoot. Këmbëzbathur me natyrën kësaj here për tu edukuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Kjo është filozofia pas Barefoot Festival, një ngjarje që këtë vit rikthehet në Tiranë më 17 maj, tek Liqeni Artificial, me një format që sjell për herë të parë në Shqipëri një kombinim të 360° mes argëtimit dhe edukimit për mjedisin.

Edicioni i sivjetëm është fryt i eksperiencave të mëparshme , i mësimeve të mbledhura ndër vite, dhe i një dëshire për të ndërhyrë aty ku realisht ka nevojë: tek praktikat konkrete të gjelbra brenda një festivali muzike, i cili zakonisht prodhon shumë mbetje.

Përveç muzikës live, DJ-ve dhe zonës së krijuar për art, punë-dore dhe ushqim të mirë Shqiptar, këtë vit Barefoot vjen me disa risi:

  • Përdorimi i gotave të ripërdorshme, përmes një sistemi depozite që nxit kthimin dhe ripërdorimin të njejtës gotë. Sigurisht nën rregulla strikte higjene.
  • Një zonë edukimi me workshope interaktive që përfshijnë fëmijët dhe të rriturit në aktivitete krijuese përmes ripërdorimit të mbetjeve.

Në thelb, Barefoot nuk ka qenë kurrë një vend ku shkohet veç për të dëgjuar muzikë të mirë. Ndlr vite kemi mundësuar që natyra, arti dhe veprimet e ndërgjegjshme të bashkëjetojnë në atë ditë në harmoni.

Këtë vit në kuadër të Circular City Lab, Tirana ky festival vjen si një bashkëpunim midis disa aktorëve të ndryshëm që ndër vite kanë sjellë ndryshime thelbësore në perceptimin publik për praktikat e gjelbërta.  Barefoot & TOK DGTL, në bashkëpunim me Destil Creative Hub, Co-PLAN dhe Universiteti POLIS, të cilët gjithashtu prej punës me komunitete të ndryshme kanë identifikuar, hapësirat ku mund të ndërhyhet me praktika konkrete dhe të zbatueshme të gjelbra.

Për më shumë info: barefoot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0