Cili është shteti që bën më pak ushtrime fizike në botë? - Business Magazine Albania

Cili është shteti që bën më pak ushtrime fizike në botë?

Hulumtimi i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregoi se fëmijët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga Britania e Madhe bëjnë më pak ushtrime fizike në baza ditore krahasuar me fëmijët nga vendet e tjera të Evropës, Azisë Qendrore dhe Kanadasë.

Rreth 11 për qind e vajzave dhe 16 për qind e djemve në Angli bëjnë orën e rekomanduar të stërvitjes fizike në ditë, raporton British Times.

Aktiviteti fizik i moderuar deri në të fuqishëm përfshin gjëra të tilla si ecja e shpejtë dhe çiklizmi.

“Ne kemi një hendek të madh gjinor dhe dallime të mëdha socio-ekonomike. Dy të tretat e djemve 15-vjeçarë në Britaninë e Madhe marrin pjesë në aktivitete të forta fizike katër ose më shumë herë në javë, por vetëm një e treta e vajzave,” tha koordinatorja e këtë studim ndërkombëtar, Jo Inchley nga Universiteti i Glasgow.

Lexo: Meta shton veçori të fuqizuara nga AI në aplikacionin WhatsApp Business

Ajo deklaroi se ushtrimet më të forta, në të cilat zemra rreh pak më shpejt, po zhduken nga jeta e të rinjve.

“Në të kaluarën, kur të rinjtë shpenzonin shumë kohë jashtë, ky numër do të ishte shumë më i lartë. Tani po e shohim se po bie shumë dhe mendoj se është shumë shqetësuese sepse mund të ketë një ndikim të madh në shëndet dhe mirë të qenit i të rinjve”, tha Inchley.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge theksoi se aktiviteti i rregullt fizik, zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore janë pjesë kyçe të një jete të shëndetshme.

“Gjetjet e hulumtimit tregojnë nevojën për ndërhyrje të synuara për t’u mundësuar adoleshentëve të adoptojnë zakone më të shëndetshme dhe të shmangin zakonet që ndikojnë jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien e tyre aktuale, por edhe në trajektoret e tyre të ardhshme,” tha Kluge./abcnews.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0