Cili është koncepti juaj për 2020? - Business Magazine Albania

Cili është koncepti juaj për 2020?


Para çdo viti të ri unë zgjedh një fjalë, një koncept të vetëm, koncept i cili bëhet pjesë e objektivit tim.
Po ju?
Cilën fjalë keni zgjedhur?
Nëse jo, cilën fjalë do zgjidhnit?
Koncepti që unë kam zgjedhur për këtë vit është transformim.
Transformimi i këtij viti përfshin disa fusha, disa gjëra specifike brenda fushës me të cilën punoj. Këto gjëra specifike përfshijnë punën në fushën personale, profesionale, spirituale.

“Ne jemi kreatorët e jetës sonë. Ne e krijojmë atë me çfarëdo lloj materiali që na vjen në dorë, ose kërkojmë material cilësor”.

Me të drejtë mund të pyesni, ashtu si më pyetën disa mike sllovene:
“Shpresa, por kur do arrish?”

Ku të arrij? Çfarë të arrij?
Njeriu gjithmonë evoluon dhe pasi ngjitet në një nivel, kërkon një nivel më lartë, kërkon diçka tjetër. Pavarësisht se këtë koncept gjatë udhëtimit të jetës sime, mund të mos e kisha shkruar diku në letër, ose mund të mos i kisha dhënë këtë emër, unë sot e di që TRANSFORMIMI, EVOLUIMI, ZHVILLIMI PERSONAL, ka qenë gjithmonë pjesë e imja. Ky transformim, specifikat e të cilit thuajse çdo vit ndryshojnë, më ka rritur, më ka transformuar gjithmonë. Ky koncept dhe ky proces zhvillimi që kam kaluar më ka transfomuar, më ka bërë këtë produkt që jam sot para familjarëve, miqve, kolegëve, klientëve, bashkëpunëtorëve, para vetes, para jush që po lexoni tani këtë.

Po çfarë do të thotë ky proces transformimi?

Ndryshimi i prioritetve të mia, dhe këto jo vetëm me fjalë, por me vepra, me punë, me displinë, me investim si kohor edhe financiar, si në fushën personale, profesionale, spirituale.

Miket e mia vazhduan më tej?
“Po pse e bën këtë, ti nuk ke më nevojë, harxhon kohën dhe paratë kot”?

Sepse puna me njeriun është përgjegjësi, sepse puna me kompanitë, të cilat mund të jenë ndoshta në prag falimentimi, për arsye të ndryshme, kërkon gjithmonë të jem updated me kohën, me ndryshimet, kaq të shpejta që ndodhin në një ekonomi tregu botërore, e cila nuk fle asnjëherë gjumë.

Sepse vetë bota po ndryshon çdo sekondë; – unë mendoj se këto ndryshime që kanë ndodhur në këto 15, 20 vitet e fundit, ua kalojnë gjithë ndryshimeve 100 vjeçare të marra së bashku. Kjo ekonomi tregu, gjithmonë kërkon të ecim me kohën, ose të jemi largapamës, të përgatitemi sa më mirë për të nesërmen.

Më poshtë kam zgjedhur disa fjalë nga të cilat ju mund të zgjidhni, nëse e gjeni veten brenda tyre, për të qenë motoja apo koncepti juaj për 2020.

Pse është zgjedhja e një koncepti apo fjale e rëndësishëm?
Sepse truri do ta dëgjojë, truri do të përgatitet se ku të shkojë.

Jam i/e pavarur.
Jam i/e disiplinuar.
Jam përgjegjës/-e.
Jam korrekt/-e.
Jam i/e aftë për…
Fal dashuri.
.
.
A mjaftojnë vetëm fjalët për ta bërë këtë koncept pjesë të rutinës suaj, pjesën tuaj?
Natyrisht që jo.
Ka teknika, ka mjete, ka mënyra të ndryshme, që unë do isha e lumtur t’i dija para 20 vjetësh, pasi e di që udhëtimi im do kishte qenë shumë më i lehtë, shumë më i bukur, shumë më insipirues.

Këto gjëra i mësuan studentët e mi vjet në Tiranë, dhe ata vetë u mrekulluan nga këto
njohuri kaq të thella, por edhe praktike.

Nëse edhe ju do donit që këtë udhëtim dejt rrugës së realizimit të asaj se çfarë doni të arrini, ta bëni më të lehtë, ejani bëhuni pjesë e grupit të ri të studentëve të Programimit Neuro Lingustik.

Unë ju garantoj që në këtë program ju do gjeni jo një koncept, por shumë fjalë dhe koncepte për çdo fushë të jetës suaj.
Imagjinoni se çfarë arrini, se ku mund të jeni pas një viti, nëse çdo ditë të jetës fokusoheni tek ky koncept që është vetëm i juaji.
Imagjinoni që ndoshta pas një viti, këtë Newsletter mund ta shkruani ju për të tjerët, të cilët ende nuk i njohin këto koncepte.

Çdo gjë është vendim, çdo gjë është çështje prioritetesh, çdo gjë është thjesht zgjedhje.

Zgjedhja është e juaja!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0