Cilët janë gjigantët botërorë që po sjellin mundësi të reja pune në Kosovë? - Business Magazine Albania

Cilët janë gjigantët botërorë që po sjellin mundësi të reja pune në Kosovë?


Gjiganti më i madh botëror dhe lideri numër një në industrinë e BPO (Business Process Outsourcing) “Teleperformance” po hyn fuqishëm në tregun e Kosovës. “SKY Germany” është klienti i parë, të cilit do t’i ofrohen shërbimet nga Kosova, kompani kjo e mirënjohur botërore e telekomunikimit dhe transmetimit televiziv.

“Teleperformance” është e pranishme në 65 shtete, me 75 gjuhë në mbarë botën, me më shumë se 190,000 të punësuar në fushën e shërbimit të klientëve. Vetëm dega e “Teleperformance Albania” ka më shumë se 2,200 të punësuar dhe për vite me rradhë zgjedhet si punëdhënësi i preferuar.

“Teleperformance” globalisht njihet për kushtet shumë të mira të punës, stabilitetin në punë dhe strategjitë e zhvillimit të punëtorëve.

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”.

Nëse keni njohuri të avancuara të gjuhës gjermane, “Teleperformance” ju mirëpret të bëheni pjesë e suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0