Cilat janë ndryshimet që doni tek Doganat? Mund të plotësoni pyetësorin - Business Magazine Albania

Cilat janë ndryshimet që doni tek Doganat? Mund të plotësoni pyetësorin

Doganat

Një pyetësor për biznesin është i disponueshëm në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se ka bashkëpunuar efektivisht me biznesin dhe gjatë vitit 2021 ka përmirësuar përformancën në drejtim të rritjes së shërbimeve online për autorizime, përjashtime dhe lehtësira për bizneset, eduktimit të kohës së procesimit të deklaratave, rritjes së përdorimit të transaksionit me mbi 96 % të deklaratave, krahasuar me metodat e tjera si dhe autorizimin e 8 Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar që përfitojnë lehtësira në tregti.

Ndaj, administrata Doganore ka bërë të ditur se është e hapur për rekomandimet e sipërmarrjes lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke iu drejtuar asaj me një Pyetësor.

Lexo: Shqipëri-Kosovë, në përpjekje për të rritur tregtinë

Sipas doganave, analizimi i rezultateve të Pyetësorit në tryeza diskutimi të përbashkëta do t’i shërbejë angazhimit të Administratës Doganore për vijimin e përmirësimeve të shërbimeve ndaj biznesit si nëpërmjet digjitalizimit, reduktimit të kohës së procedurave doganore dhe zgjidhjes së problematikës së mundshme që do të evidentohet.

Linku i pyetësorit gjendet Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0