Cila është risia që sjell Facebook për videot live? - Business Magazine Albania

Cila është risia që sjell Facebook për videot live?

Videot live janë të mrekullueshme, por ato nuk janë shumë të dobishme nëqoftëse shumica e audiencës nuk e di se kur jeni duke planifikuar të dilni në ‘transmetim’. Facebook është duke e adresuar këtë problem duke futur opsionin e skedulimit për faqet e verifikuara, ku përdoruesit mund të njoftohen në lidhje me videot deri një javë më parë.

Për të qenë të qartë, kjo vlen vetëm për Faqet e verifikuara, jo përdoruesit e verifikuar. Megjithatë, ky është një përditësim i mirëpritur: Publikuesit mund të planifikojnë videot më parë dhe të ndërtojnë promovim për një video, në thelb duke krijuar një audiencë para se transmetimi të fillojë. Kjo potencialisht mund t’a bëjë transmetimin live në video të ngjashëm me shikimin e televizionit.

Sigurisht, ju thjesht mund të njoftoheni me anë të një postimi të statusit, por opsioni i ri është më i rafinuar, dhe ka të ngjarë të kërkojë më shumë angazhim. Kur ju planifikoni një video live, Facebook do të krijojë një postim njoftimi për ndjekësit. Njerëzit pastaj mund të zgjedhin për të marrë një njoftim për t’i kujtuar ata në lidhje me transmetimin.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0