Chrome tani i ngarkon faqet 28% më shpejt - Business Magazine Albania

Chrome tani i ngarkon faqet 28% më shpejt


Google njoftoi se ka punuar me Facebook dhe Mozilla (organizata prapa shfletuesit Firefox), për të bërë ngarkimin e faqeve në Chrome për desktop dhe celular në mënyrë të konsiderueshme më shpejt. Sipas të dhënave të Google-it, ringarkimi i faqeve me versionin e fundit të Chrome tani duhet të jetë rreth 28% më shpejt.

Kur ju ringarkoni një faqe, shfletuesi i bën me qindra kërkesa rrjetit vetëm për të parë nëse imazhet dhe burime të tjera që ju keni parë, kur keni shkuar për herë të parë në faqe janë ende të vlefshme.

Inxhinieri i Google, Takashi Toyoshima vuri në dukje në njoftim se përdoruesit zakonisht i ringarkojnë faqet, sepse ato duken të vjetra ose për shkak se përmbajtja duket se nuk është përditësuar. Ai argumenton se kur zhvilluesit e shfletuesit e shtuan këtë funksion ishte kryesisht për arsye se faqet “e prishura” ishin të zakonshme. Sot, përdoruesit kryesisht ringarkojnë faqet për shkak se përmbajtja e një faqe interneti duket e “ndenjur”.

Për të kapërcyer këtë problem, skuadra e thjeshtoi sjelljen e ringarkimit të Chrome. Facebook, ashtu si faqet e tjera, thotë se faqet e saj tani ringarkohen 28% më shpejtë, kështu që herën tjetër që ju doni të kontrolloni në qoftë se shokët tuaj më në fund kanë postuar foto të reja, tani ju do të merrni një përgjigje më të shpejtë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=36&v=FhgcPjM16TE

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0