ChatGPT mund të blejë Chrome? - Business Magazine Albania

ChatGPT mund të blejë Chrome?

ChatGPT mund të blejë Chrome?

OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka shprehur interes për të blerë Chrome – nëse Google detyrohet ta shesë. Deklarata u bë nga drejtuesi i OpenAI, Nick Turley, gjatë dëshmisë së tij në një proces gjyqësor për antitrust që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara kundër gjigantit të teknologjisë Google.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) kërkon që Google të ndahet në pjesë të veçanta, duke argumentuar se ka një dominim të tepruar në tregun e kërkimeve online. Nga ana tjetër, Google ka deklaruar se Chrome nuk është në shitje dhe ka kërkuar që padia të hidhet poshtë. Sipas të dhënave të Similarweb, rreth 64% e përdoruesve të internetit në botë përdorin Chrome, ndërsa Safari i Apple zë vendin e dytë me 21%. Turley dëshmoi në gjyqin që po zhvillohet në Washington DC – një prej disa proceseve të ngjashme që janë ngritur nga DOJ kundër gjigantëve të teknologjisë, përfshirë edhe çështje që lidhen me rrjetet sociale, kërkimet online dhe inteligjencën artificiale. Në një vendim të mëparshëm, gjykata gjeti se Google kishte monopol në kërkimet online. Javën e kaluar, ajo u shpall fajtor për krijimin e një monopoli të paligjshëm edhe në teknologjinë e reklamimit online. Google ka bërë me dije se do të apelojë të dyja vendimet. Shefja e çështjeve rregullatore në Google, Lee-Anne Mulholland, ka shkruar në një blog se propozimet e qeverisë amerikane “do të dëmtonin konsumatorët amerikanë, ekonominë dhe udhëheqjen teknologjike të vendit”.

Lexo edheTronditje në teknologji: BE godet Apple dhe Meta me gjoba marramendëse

Dominimi i Google dhe ndikimi i AI

Gjyqi aktual po shqyrton mënyrat se si mund të frenohet dominimi i Google në kërkimin online, sidomos në kontekstin e rritjes së shpejtë të shërbimeve të AI gjenerues si ChatGPT. Modelet e reja të inteligjencës artificiale përdorin internetin për të përmirësuar rezultatet dhe për të reduktuar gabimet e njohura si “hallucination”, që kanë qenë problematike për zhvilluesit që nga përhapja e chatbot-ëve. Sipas Turley, vitin e kaluar OpenAI i ka bërë një ofertë Google për një bashkëpunim që do të mundësonte integrimin e rezultateve të kërkimit të Google në ChatGPT – ofertë që, sipas tij, u refuzua. “Sot nuk kemi asnjë partneritet me Google,” deklaroi ai për Reuters. Megjithatë, OpenAI ka një partneritet të fuqishëm me Microsoft-in, i cili zotëron shfletuesin Edge dhe motorin e kërkimit Bing. Nga ana tjetër, edhe Google ka zhvilluar produkte të veta të AI si Gemini – që është një konkurrent direkt i ChatGPT. Gjyqi pritet të zgjasë tre javë, dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë si Meta, Amazon dhe Apple po e ndjekin me vëmendje, pasi edhe ato përballen me procese të ngjashme nga DOJ.

OpenAI dhe një rrjet i mundshëm social

Ndërkohë, raportime të fundit tregojnë se OpenAI po eksploron krijimin e një rrjeti të ri social. Sipas The Verge, projekti është ende në faza të hershme, por CEO i kompanisë, Sam Altman, ka nisur konsultimet për një alternativë ndaj platformës X (ish-Twitter). Altman dhe Elon Musk, i cili drejton X, dikur kanë qenë partnerë biznesi, por marrëdhënia e tyre përfundoi me një konflikt të ashpër për drejtimin e OpenAI. X tashmë ka integruar një mjet të vetin AI të quajtur Grok, që përdoret brenda platformës së saj sociale.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0