Bitcoin ka rënë me 0.23% në rreth 6.484 dollarë, ndërsa XRP ka pësuar një humbje prej 2.09% dhe Ethereum me 1.38%, sipas të dhënave nga Coinmarketcap.com. Nuk është e pazakontë të shihet që Bitcoin të pësojë rënien më të ulët mes monedhave të tjera dixhitale.
Lexoni: Kriptovalutat, Rama: po bëjmë gati ligjin
Performanca e qëndrueshme e kriptomonedhave u dallua ndjeshëm me herën e fundit kur pati një lëvizje të madhe në tregun e aksioneve.
Më 11 Tetor, Bitcoin ra më shumë se 4%, ndërsa XRP dhe Ethereum u zhytën më shumë se 11%, sipas të dhënave nga Coinmarketcap.com.
Në atë kohë, gjatë tre ditëve, kriptomonedhat panë që 18 miliardë dollarë nga vlera e tyre u zhdukën kur vlera e aksioneve në tregjet botërore pësoi rënie.
Joe DiPasquale, drejtor ekzekutiv i fondit të kriptomonedhave BitBull Capital, tha atëherë se pasiguria rreth aksioneve ndikoi në tregjet e kriptomonedhave.
Kjo lëvizje më 11 Tetor gjithashtu përkonte me nxjerrjen e një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se “rritja e shpejtë e vazhdueshme e pasurive të kriptomonedhave mund të krijojë dobësi të reja në sistemin financiar ndërkombëtar.”
burimi: CNBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto