Çfarë po ju pengon për të arritur objektivin tuaj final? - Business Magazine Albania

Çfarë po ju pengon për të arritur objektivin tuaj final?

objektivin

Ky artikull është vazhdim i 3 shkrimeve të mëparshme në lidhje me realizimin e objektivave dhe gjërave që duam të arrijmë, shkruar nga Carly Fiorina, autore, konsulente dhe folëse kryesore në lidhje me lidershipin dhe zhvillimin personal, në profilin e saj në LinkedIn.

3 temat e para janë në lidhje me status-quo tonë, ngarkesën që i bëjmë vetes, sepse përpiqemi të realizojmë shumë gjëra përnjëherë dhe e treta ka të bëjë me faktin se ne nuk jemi sistematikë në realizimin e qëllimeve tona drejt objektivit final.

Në këtë artikull ju sjellim pengesën e 4 dhe të fundit se pse njerëzit apo organizatat stepen për të shkuar tek finalizimi i idesë së tyre.

Për të shmangur pengesën e fundit, do të duhet të kuptoni gjithçka që po përpiqeni të bëni. Nëse i keni zgjedhur mirë qëllimet tuaja dhe keni menduar gjendjen tuaj të ardhshme në mënyrë efektive, ju dhe ekipi juaj ndoshta jeni të lumtur për atë që po përpiqeni të arrini. Kjo është një gjë e shkëlqyer, sepse entuziazmi dhe lumturia sjellin motivimin dhe mund të rrisin produktivitetin tuaj. Megjithatë, duhet pasur parasysh se kur njerëzit entuziazmohen shumë, ata gjithashtu mund të bëhen jorealistë.

Ata harrojnë se njerëzit janë qenie të brishta, se ata nuk janë gjithmonë duke performuar në kulmin e tyre, që ngjarjet e paparashikuara mund të bëjnë që të devijojnë nga planet e tyre, që gjëra të tjera mund të ndodhin.

Vetëm duke parë mundësitë nuk ju bën të jeni optimistë, çdo gjë ka të bëjë më vizionin tonë, aftësinë për të parë një të ardhme më të mirë në bazë të gjendjes sonë aktuale.

Lexoni: Si të zhvillojmë një mendësi sipërmarrësi

Sidoqoftë, në entuziazmin tonë, ne shpesh i ndërtojmë “Kornizat tona të Lidershipit” rreth skenarit më të mirë. Ne supozojmë se gjithçka do të shkojë si duhet që herën e parë – që ekipi, punonjësit tanë dhe klientët do të kuptojnë gjithmonë se çfarë po përpiqemi të bëjmë dhe të gëzohen për këtë. Se çdo gjë do të shkojë pikërisht ashtu siç e kemi planifikuar. Se nuk do të duhet të luftojmë me rezistencë.

Do të ishte perfekte nëse mund të arrini gjënë më të mirë – por nuk mund të mbështeteni tek kjo. Ju nuk  mund të ndërtoni një plan të tërë rreth kësaj. Ju mund të shpresoni për gjënë më të mirë, por duhet të jeni të qartë se cili është skenari më i mundshëm dhe të jeni të përgatitur për rastin më të keq.

Pengesa më e zakonshme që duhet të llogarisni është rezistenca. Rasti më i mirë është që çdo gjë të shkojë mirë që herën e parë. Por rasti më i mundshëm është se do t’ju duhet më shumë kohë dhe më shumë energji. Nëse e prisni këtë, mund të planifikoni diçka për këtë. Ju mund të identifikoni problematikat dhe mund të zhvilloni një plan për të punuar përmes kësaj rezistence që po shikoni.

Ju gjithashtu duhet të planifikoni pengesat që do t’ju vonojnë kohëzgjatjen e objektivave tuaja. Gabimet ndodhin kur jeni duke bërë diçka ndryshe, kjo është pjesë e paketës. Gjërat do të duhet të ribëhen, rifillohen, modifikohen, rishikohen. Kështu që, sigurohuni që të ndërtoni me kohë dhe me qetësi të gjitha ato gjëra, që po planifikoni.

Pasi të keni ndërtuar Kornizën tuaj të Lidershipit për një qëllim të veçantë, duhet ta testoni veten nën presion. Identifikoni se ku mund të lindin problematikat. Mendoni se kujt mund t’i kërkoni ndihmë në testimin e kësaj.

Shumica e njerëzve nënvlerësojnë shkallën e vështirësisë dhe kohën e nevojshme për t’i bërë gjërat në mënyrë efektive. Eshtë natyra njerëzore. Të gjithë duam të mendojmë për rastin më të mirë. Por vendosja e pritshmërive të duhura është kritike. Ju dëshironi të festoni suksesin me ekipin tuaj dhe nëse vendosni gjithmonë pritshmëri për rastin më të mirë, pothuajse gjithmonë do të dështoni.

Vazhdimi do të bëhet i vështirë. Ju dhe ekipi juaj do të ndiheni të zhgënjyer, të irrituar. Do të doni të dorëzoheni dhe me kalimin e kohës, ky zhgënjim dhe acarim i lodh njerëzit.

Kështu që ju duhet të keni pritshmëritë e duhura në mënyrë që qëllimet tuaja të jenë të arsyeshme dhe të arritshme. Në këtë mënyrë do të keni diçka për të festuar kur të vijë momenti juaj.

Ju gjithashtu duhet të jeni gjithmonë të përgatitur për rastin më të keq. Rasti më i keq mund të ndodhë sepse nuk mund të kontrolloni dhe parashikoni gjithçka. Sidoqoftë, mund të planifikoni se si do të veproni nëse diçka ndodh jashtë parashikimeve tuaja.

Kur përballeni me këto pengesa, një udhëheqës i mirë bën pauzë, reflekton mbi mësimet e marra dhe riangazhohet përsëri për arritjen e qëllimeve të tij, edhe pse kjo arritje mund të kërkojë më shumë kohë dhe më shumë përpjekje.

Mos u përpiqni të largoheni nga realiteti. Bëjini ballë realitetit dhe ecni përpara.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0