Çfarë po e shtyn valën e sipërmarrësve amerikanë drejt industrisë së pazakontë të kanabisit? - Business Magazine Albania

Çfarë po e shtyn valën e sipërmarrësve amerikanë drejt industrisë së pazakontë të kanabisit?


“Nëse motivohesh vetëm nga përndjekja e pasurisë dhe famës, prioritetet e tua janë në rendin e gabuar, dhe pak shanse ke që t’ia dalësh në përiudhën afatgjatë,” shkruan themeluesi i Virgin Group. “Nga ana tjetër, nëse fuqimisht vendos qëllimin mbi fitimin, kjo e dyta do të ndjekë të parën. Kam bindje për këtë.”

Të tjerë mund të thonë se është kontrolli që mund të kenë sipërmarrësit në jetën e tyre, dëshira për pushtet dhe etja për ndërmarrje risku. Sido që ta shohësh, paraja rrallëherë është i vetmi faktor në lojë, gjithsesi është gjithmonë i pranishëm.

Një nga sektorët me më shumë rritje në Shtetet e Bashkuara, industria e kanabisit të legalizuar, ka prezantuar sipërmarrës nga Kalifornia në Kolorado me mundësinë për të bërë shuma të mëdha parash. Hapja e një dyqani në një industri gati të pazhvilluar, e cila nuk ka presionet e bizneseve të mëdha, ka provuar se është fitimprurës për ata të guximshmit.

Ndikimi shoqëror

Roy Bingham, një sipërmarrës serial i cili erdhi në këtë sektor pasi pa një biznes të fortë, është themelues i BDS Analytics, një firmë për analiza në industrinë e kanabis. Ai e shikon rolin e kësaj industrie dhe lëvizjen në legjislacion si çelësin e përfundimit të dhimbjeve dhe vuajtjeve nga lufta malinje globale për drogën.

“Unë isha një student ekonomiksi dhe nga pikëpamja ime e shikoj luftën për drogën si një punë tërësisht të dështuar. Legjislacioni ishte i bazuar në një nonsens total kur u prezantua, vetëm për t’u përkeqësuar më pas nga Nikson, çdo gjë që bëri ai duhet zhbërë. Asgjë nuk ka funksionuar.

Ne kemi parë miliona jetë të shkatërruara nga posedimi i shumave të vogla të marihuanës. Unë mendoj rreth vetes sime, dikush që ka shkuar në Harvard Business School dhe ka një Master në Administrim Biznesi, imagjinoni pak sikur të shkoja në burg për këtë- si do ta rifitoja jetën time sërish dhe të vazhdoja me karrierën time? Do të ishte shumë e vështirë. Tani imagjinoni pak të jesh dikush nga një geto e Çikagos pa kualifikime, për shembull, i cili kalon të njëjtat telashe. Do të ishte e pamundur. Jemi në një situatë absurde. Legalizimi është një hap në drejtimin e duhur.”

Qënia me pionerët

Përveç përfitimeve sociale, një tjetër shtysë e zakonshme për pjesëmarrjen në industri është pasioni për bërjen e gjërave të reja. Ka një krenari të jashtëzakonshme prej shumë sipërmarrësve, jo vetëm prej punës së palodhur për ta bërë një sektor të mundshëm për biznes, por për nivelin e paprecedent të inovacionit që përcjell.

“Të bazohesh në industri ke ndjesinë sikur punon me pionerë të vërtetë të gjeneratës sonë, njerëzit ndërmorën një hap më shumë dhe risk që të jemi këtu ku jemi sot. Shumë prej tyre shkuan në burg dhe vuajtën pasojat për atë që besonin, por shihni se ku gjendemi tani,” shkruan Keegan Peterson, CEO i platformës Wurk së listëpagesave dhe burimeve njerëzore.

Një nga arsyet më të pazakonta për të hyrë në industri mund të gjendet te themeluesi i Quantified Vapor, Mike Klodnicki. Produkti i tij, një avullues me një saktësi shkencore për regjistrimin e niveleve të konsumit, jo vetëm që po ‘luftonte’ të tërhiqte investitorë ndërsa ishte i pozicionuar si biznes nikotine, gjithashtu kishte edhe riskun e të dalurit nga tregu. Dhe shpejt kuptoi se i duhej diçka që të kishte rëndësi në treg.

“Ka shumë presione rregulluse në industrinë e nikotinës tani për tani. Ka shumë rregullime nga Shoqata Amerikane e Ushqimeve dhe Medikamenteve në horizont. Ato do ta bëjnë gati të pamundur për një kompani të re të hyjë në industrinë e nikotinës, në termat e avulluesve të paktën. Gjithashtu do ta bëjë të vështirë edhe për kompanitë ekzistuese që të rrinë në treg. Kjo do të thotë se do të shohim shumë konsolidim,” shpjegon Klodnicki.

Ndërgjegjia kulturore

Për të tjerë, si për shembull Natasha Irizarry, bashkëthemeluese & CEO e Stashbox, një shërbim produkti bazuar në abonime- qëllimi final është thyerja e barrierave. “Nëse e ndihmojmë këtë industri për ta bërë më të aksesueshme, jo vetëm për femrat, por për këdo që ndihet i pasigurt për blerjen mbi banak, atëherë do të kishte sukses për Stashbox,” shpjegon ajo. “Ka ende paragjykime në industri, edhe për të punuar në të, edhe të jesh klient i saj. Nuk ka pse të jetë kështu. Ne e nisëm Stashbox për të ndihmuar njerëzit në përgjithësi që të kuptojnë më shumë rreth kanabisit dhe produkteve të disponueshme, por nuk mund t’i bëjnë të gjitha bizneset. Do të ishte fantastike sikur qeveria të investonte më shumë para në kërkimet e pavarura.”

Me mbi 1 miliardë $ shitje të bëra në Kolorado vetëm vitin e kaluar, shifër e cila pritet të rritet dramatikisht në 2016-n, pa dyshim se do të ketë ndryshime në të ardhmen. Nëse entuziazmim, pasioni dhe qëllimet e mira të këtyre sipërmarrësve të industrisë së kanabisit janë përfaqësuese për tregun e gjërë, atëherë ne mund të rrimë të qetë se rritja në këtë sektor është në duar të sigurta.
*Avullues– një pajisje që gjeneron një substancë të veçantë, veçanërisht për injektimin e barnave

 

/Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0