Çfarë po e bën aplikimin tuaj të punës, të pavlefshëm në sytë e punëdhënësit?

Çfarë po e bën aplikimin tuaj të punës, të pavlefshëm në sytë e punëdhënësit?


Kur jeni në kërkim të një pune të re, është e lehtë të shikoni një pozicion të mirë dhe thjesht të dërgoni rezymenë tuaj pa u menduar gjatë. Por kur vjen puna për ta bërë veten të dallueshëm në mes të gjithë kandidatëve të kualifikuar, duhet të keni kujdes. Në fund të fundit, vetëm një gabim i vogël mund të ndryshojë mendjen e rekrutuesit.

Për ta shmangur këtë, Business Magazine ka përgatitur disa informacione që duhet t’i keni parasysh herës tjetër që do të aplikoni për një pozicion pune.

  1. Përvoja e mëparshme e punës

Përvoja e ngjashme është zakonisht faktori numër 1, që punëdhënësit shohin për të përcaktuar nëse jeni të kualifikuar për pozicionin. Pra, çdo përvojë e mëparshme që nuk lidhet me pozicionin që po kërkoni, do ta çorientojë punëmarrësin.

Kjo do të thotë që nëse aftësitë që keni mësuar në pozitën tuaj të mëparshme të punës nuk janë të vlefshme në rolin e ri që po aplikoni, mos i vendosni në rezymenë tuaj. Si eksperte për burimet njerëzore, Angela Smith shpjegon, “Nëse jeni duke aplikuar për një pozicion në marketing, por përvoja juaj është një kombinim i marketingut dhe shitjes, përshtateni rezymenë tuaj për t’u përqëndruar në përvojën dhe aftësitë tuaja të marketingut dhe minimizoni ose madje hiqeni pjesën e shitjeve.”

  1. Informacione personale të cilat nuk janë të nevojshme

Në aplikimin tuaj ju nuk duhet të vendosni informacione si besimi fetar, përkatësia politike apo çdo gjë tjetër që mund të shihet si e diskutueshme. Kjo do të ndikonte negativisht tek rekrutuesi.

  1. Adresa e shtëpisë

Se kisha menduar kurrë se përfshirja e adresës së shtëpisë në një aplikim për punë ishte problem, deri në momentin që mësova se mund të dëmtonte shanset e mia për të fituar pozicionin e punës. Nëse nuk jeni një aplikues lokal, atëherë menaxherët e punësimit kanë 1 arsye për të kaluar tek kandidati i ardhshëm, edhe nëse ju do të ishit i gatshëm të zhvendoseshit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Ndonjëherë adresa kërkohet si pjesë e aplikimit për punë. Por nëse jo, është më mirë të mos e plotësoni dhe të shënoni numrin tuaj të telefonit, adresën e emailit dhe profilin tuaj në LinkedIn.

  1. Certifikatat e mëparshme

Ju me siguri e keni hapur profilin në LinkedIn përpara shumë vitesh dhe keni vendosur aty certifikimet që keni marrë, pjesëmarrjen në trajnime apo kurse të ndryshme. Por punëdhënësi nuk do të donte që të shikonte çmimet që keni marrë përpara 5 vjetësh. Nëse nuk ka ndonjë gjë të re, kjo do të thotë se ju nuk keni arritur asgjë, që nga ajo kohë.

  1. Mos shkruani në rezyme fjali të tilla si:

“Referencat janë vendosur sipas kërkesës tuaj.” ose “Mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje.”

Çdo rresht që keni shkruar në rezymenë tuaj lexohet dhe ju jeni duke humbur kohë dhe harxhuar hapësirë duke shkruar ndonjë gjë që nënkuptohet në mënyrë të natyrshme. Në vend të kësaj, përdorni çdo hapësirë shtesë për ta bërë të qartë se pse ju jeni kandidati i përkryer për pozicionin e lirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0