Çfarë përfitojmë nga Qendra Rajonale e Inovacionit? Schäfer: Shqipëria, lojtar kryesor në Ballkan për nëntokën - Business Magazine Albania

Çfarë përfitojmë nga Qendra Rajonale e Inovacionit? Schäfer: Shqipëria, lojtar kryesor në Ballkan për nëntokën

Qendra Rajonale e Inovacionit

Intervistuar nga SCAN TV

Bernd Schäfer, CEO, EIT RawMaterials në një intervistë ekskluzive për SCAN deklaron se Qendra Rajonale e Inovacionit për lëndet e para minerare në Shqipëri synon pa pozicionojë Shqipërinë në hartën euroipane të sektorit të lëndëve të para minerare. Në bashkëbisedime me gazetaren Elisabeta Dosku ai evidenton se ky sektor ka potencial për të tërhequr investitorë të shumtë.

Elisabeta Dosku, SCAN: Çfarë do sjellë Qendra Rajonale e Inovacionit për lëndët e para minerare në Shqipëri?

Bernd Schäfer, CEO, EIT RawMaterials:-Faleminderit për pyetjen. EIT RawMaterials, pjesë e Institutit Europian për Inovacionin dhe Teknologjinë, është networku më i madh europian dhe botëror në sektorin e lëndëve të para minerare, dhe po sjellim së bashku edukimin, inovacionin, teknologjinë, biznesin dhe për këtë po bashkëpunojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për të pasur mirëkuptim që të shohim mundësinë se si të zhvendosim dhe zhvillojmë potencialin e sektorit së lëndëve të para minerare në Shqipëri,  në Europë dhe në industri.

Shqipëria është e pasur me lëndë të para minerare, e pasur me talente, dhe ka një potencial që nuk është ende i zhbllokuar, kështu që pritshmëria jonë do të ishte që me kalimin e kohës të kemi sukses dhe ta pozicionojmë Shqipërinë në hartën europiane të sektorit të lëndëve të para minerare,  duke bërë atë lojtarin më të madh në sektor me potencialin që ka.

A do të nxisë investime të huaja në këtë sektor duke e kthyer atë në prioritar dhe me kontribut më të lartë në ekonomi?

-Çdo gjë varet nga rrethanat. Por ne jemi shumë besimplotë se rruga dhe struktura që do të ndërtojmë së bashku me qeverinë shqiptare dhe me Qendrën Rajonale të Inovacionit, mund të ngremë strategji që është mbështetëse për tërheqjen e investitorëve në sektor.

Është shumë rëndësishme që jo vetëm të kërkojmë nëntokë dhe të nxjerrim lëndë të para minerare, por të mendojmë në mënyrë strategjike se në çfarë fushe Shqipëria do që të luajë në sektorin e lëndëve të para minerare dhe në cilat fusha ka vlerë për t’u zhytur në zinxhirin e vlerës dhe të shkojmë gjithashtu në aktivitetet procesuese, duke krijuar  vlerë të shtuar dhe në të njëjtën kohë të mund të bëhemi më shumë tërheqës për investitorët dhe të funksionojmë si një magnet gjithashtu për botën e jashtme.

Si pozicionohet Shqipëria në rajon dhe në BE me këtë qendër inovative? Cili do të jetë ndikimi në punësim?

-E vështirë të them se cili do të jetë impakti në punësim, por kur mendoj dhe shpresoj të jem i saktë që disa vjet më parë sektori i lëndëve të para minerare në Shqipëri kontribuonte në 35 %  të PBB dhe sot kam dëgjuar se është vetëm 5 %,  ka një potencial të madh për të zhvilluar këtë sektor duke e çuar përpara përmes më shumë se 500 projekteve dhe cilësia e këtyre potencialeve zhvillimore i bën ato që të ndodhin dhe  do të thotë  automatikisht që kjo do ta bëjë sektorin më tërheqës dhe do të ndihmojë punësimin e njerëzve në sektor.

Kjo, së bashku me aktivitetet e edukimit dhe trajnimit, gjithashtu duke i mësuar gjeneratës së re se sektori i lëndëve të para është më i rëndësishëm se sa duket,  është diçka tjetër dhe sot  mund të orientohet në një drejtim shumë teknologjik, mund të jetë hi-tech, mund të jetë shumë tërheqës për gjeneratën e ardhshme, më bën të besoj se duhet të jemi konfidentë për ta bërë këtë sektor tërheqës për gjeneratën tjetër dhe të mbajmë atë që po punon sot në sektor.

 Pra duhet të ndjehemi me fat që e kemi këtë qendër këtu në Shqipëri?

-Ne jemi shumë me fat dhe të lumtur dhe shpresojmë ta festojmë këtë së bashku me grupet e interesit rreth Qendrës së Inovacionit.  Ka një aspekt tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke  e parë se sa e angazhuar është Shqipëria në sektorin e lëndëve të para minerare, shkon në nivele të shumëfishta, jo vetëm që gjenerata e re të jetë më e motivuar për sektorin por ka edhe një rol drejtues për të krijuar anëtarësi në rajon sepse Shqipëria ka rolin në këtë rast si ai që bën hapin e parë në sektor.

Nuk kemi shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor, dmth janë disa që janë të përfshirë, por që po tregon këtë angazhim kaq të fortë nga lart poshtë në një sens pozitiv, nga nivelet e larta të qeverisë tek industria me një politikë të qartë për të privatizuar sektorin duke mbajtur sfidat rregullatore në nivel qeveritar.

Mendoj se kjo mund të jetë shumë kurajuese si një shembull dhe si një rol drejtuesi, për shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0