Çfarë ndryshimi do të sjellë Dropbox në 2017? - Business Magazine Albania

Çfarë ndryshimi do të sjellë Dropbox në 2017?


Dropbox ka filluar të dërgojë e-mail tek përdoruesit duke i informuar rreth një ndryshimi në skedarët e tyre publik, të cilët së shpejti do të bëhen privat. Me ndryshimin e ri, skedarët publik në Dropbox do të bëhen privat dhe lidhjet me to do të çaktivizohen. Shërbimi i mbajtjes së skedarëve tha se skedarët do të mbesin dhe se nuk do të fshihen.

“Ne gjithmonë kemi punuar që të përmirësojmë eksperiencën e shpërndarjes me anë të Dropbox. Skedarët publik u prezantuan si një mënyrë për të shpërndarë dhe që atëherë, ne kemi ndërtuar mënyra më të mira që ju të shpërndani në mënyrë të sigurtë dhe të punoni së bashku me grupin tuaj. Si rezultat, ne së shpejti do të përfundojmë këtë mbështetje për skedarë publik në Dropbox,” tha skuadra e Dropbox në e-mail.

Kompania ka deklaruar se përdoruesit bazë të Dropbox do të jenë të aftë që të përdorin skedarët publik deri më 15 mars, 2017. Pas kësaj date, skedarët publik do të bëhen privat automatikisht.

cfare-ndryshimi-te-sjelle-dropbox-ne-2017-business-mag

Dropbox javën e kaluar prezantoi një funksionalitet të ri që i lejon përdoruesit që të ruajnë dosje për shikim offline në një pajisje mobile. Ky funksionalitet krejtësisht i ri ishte i gatshëm për përdoruesit e versioneve më të fundit të Dropbox Pro, Dropbox Bussiness, Dropbox Enterprise në Android. Kompania premtoi se funksionaliteti offline do të arrinte edhe në pajisjet iOS vitin tjetër. Dropbox dhe konkurrentët e tyre, si Microsoft OneDrive, e kanë ofruar më parë funksionalitetin offline për skedarë, megjithatë, kompania tha se është shërbimi i parë madhor që ofron një funksionalitet offline për dosje të tëra.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0