Çfarë ndodh me profilet tona në rrjetet sociale pas vdekjes? - Business Magazine Albania

Çfarë ndodh me profilet tona në rrjetet sociale pas vdekjes?


Para disa kohësh, krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u shpall i vdekur nga vetë kompania që ai drejton. Ky defekt teknik u bë mjaft i njohur aq sa të gjitha mediat e shpërndanë menjëherë lajmin. Jo vetëm Mark, por edhe shumë persona të tjerë u shpallën të vdekur nga lista e software-it të Facebook.

Të gjitha këto të dhëna të regjistruara gabim bënë që të rindizen debate se çfarë realisht ndodh që ne deklarohemi si persona të vdekur dhe çfarë ndodh me të vërtetë me profilet e personave që humbin jetën.

Bashkë me ta humbasin dhe profilet e tyre apo thjesht fshihen nga rrjetet sociale?

Pikë së pari, ajo çka deklaroni në rrjetet sociale për sa i përket statusit tuaj është shumë e rëndësishme sepse menjëherë regjistrohet në listat e përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale dhe është vështirë të kuptohet nëse ju thjesht keni bërë shaka. Nëse ju bëni një status sikur keni vdekur, mundësia është që rrjeti social t’ju regjistrojë si të tillë.

Ndërsa për sa u përket personave që realisht ndahen nga jeta nuk ekziston një ligj i mirëfilltë nëse duhet që dikush tjetër të ketë akses në këto profile ose jo. Sipas kodit të sigurisë të çdo profili, askush përveç personit që hap një profil në rrjetet sociale nuk e ka të lejueshëm aksesin edhe pas vdekjes, por me ndryshimet e reja duket se Facebook po bën një revolucion.

Shumë shpejt ne do mundemi që ta lidhim profilin tonë të Facebook-ut me një person të afërt ose që besojmë shumë. Ky person ka të drejtë që në rast se na ndodh një tragjedi dhe ndërrojmë jetë, ai të ketë akses në profilin tonë por nuk do të ketë mundësi të fshijë apo të ndryshojë asgjë nga ato që ne kemi bërë më parë në profilin tonë. Duke qenë se edhe Instagram-i është në pronësi të Facebook-ut, e njëjta politikë do të ndiqet edhe aty.

Për sa i përket Twitter-it, ai do të lejojë që familjarë të cilët do të verifikojnë identitetin e tyre mund të marrin profilin e një personi të familjes që është larguar nga jeta. Ndërkohë që LinkedIn do të lejojë që familjarët të fshijnë profilin e dikujt që është ndarë nga jeta nëse duan.

cfare-ndodh-profilet-tona-ne-rrjetet-sociale-pas-vdekjes-businessmag

 

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0