Çfarë na mëson Prince, artisti legjendar pioner, rreth kreativitetit? - Business Magazine Albania

Çfarë na mëson Prince, artisti legjendar pioner, rreth kreativitetit?


Prince, një muzikant pioner dhe kreativ, vdiq dje në moshën 57 vjeçare. Ky artist që ndryshoi rregullat e lojës në muzikë e shkriu talentin e tij të veçantë në funk dhe rock në 39 albume në studio duke krijuar klasiket si “Purple Rain” dhe “Little Red Corvette“. Muzika e tij e dyshimtë tërhoqi vëmendje që nga fillimi, duke i dhënë atij 7 çmime Grammy dhe duke inspiruar yje të popit si Justin Timberlake deri te artistë alternativë si Beck dhe The Weeknd.

Ai ishte i njohur për muzikën dhe sjelljen e tij jo të zakonshme. Ai njihet se ndryshoi emrin e tij në një simbol të pashqiptueshëm dhe pretendonte se ishin ëngjëjt që e kishin kuruar nga epilepsia. Këto histori shpeshherë hidhnin hije mbi atë dhe lëvizjet e tij pionere për të mbrojtur të drejtat e muzikës së tij, veçanërisht gjatë erës dixhitale. Karriera e tij zgjati më shumë se 35 vjet, ai shiti më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën dhe tregoi fuqinë e muzikantit të vërtetë dhe kreativitetit të vërtetë.

Disa mësime që mësojmë të gjithë nga ky artist legjendar:

Ai mendonte jo si i zakonshëm

Prince kur ishte vetëm 18 vjeç kur nënshkroi një marrëveshje me Warner Bross në 1977-n. Ajo marrëveshje erdhi me shumë guxim dhe vendosmëri në vetvete. Ashtu siç kujton ai në këtë artikull të Rolling Stones, “Kur isha 16 vjeç, isha tërësisht pa asnjë të ardhur dhe duhet të gjeja një punë dhe mora Faqet e Verdha dhe nuk mund të gjeja qoftë edhe një gjë,” ka thënë ai. “Kështuqë vendosa se do të mundohesha me të gjithë shpirt se do të bëhesha muzikant dhe atë bëra.”

Ai u rrit me audiencën e tij

Karriera e tij afro prej 4 dekadave është cilësuar nga disa se ka tërhequr audiencat më të ndryshme nga ana racore në muzikë. Prince ka shpjeguar për një intervistë me Tavis Smiley se “Ndërsa po njihja personalitetin tim dhe po kuptoja se kush isha, nuk flisja kurrë me audiencën. Dhe kur nuk dëshiron të flasësh me audiencën tënde, atëherë ata mund të rriten me ty.”

Ai ishte një artist i vërtetë

Prince shkruante qindra këngë për veten dhe për të tjerët. “Manic Monday“? Nga Prince. “Nothing Compare 2 U“? Prince. Ai ishte kaq pjellor, kur marrëdhëniet me “Warner Bros” po prisheshin, ai mund t’i përmbushte obligimet e tij pa regjistruar muzikë të re, duke patur albume me materiale që ia vlenin. Vitin e kaluar, ai regjistroi një këngë të inspiruar nga vdekja e Freddie Gray, në të cilën ai luante të gjitha instrumentat. Gati çdo gjë e frymëzonte atë të krijonte. Ashtu sikur ka thënë edhe vetë në atë kohë, “Me gjithë ato gjëra që ndodhën këtë javë, kisha shumë gjëra për të nxjerrë nga vetja.”

Prince-artisti-legjendar-pioner-rreth-kreativitetit-businessmag

 

Ai luftonte për punën e tij

Ai i bëri publike mosmarrëveshjet e tij me drejtuesit e lartë të kompanisë së regjistrimit, duke shkruar “skllav” në fytyrën e tij dhe madje duke ndryshuar edhe emrin në një simbol të pashqiptueshëm kur Warner Bross tha se zotëronte emrin e tij.
Ai ishte madje në mes të të paktëve artistë të parë të mëdhenj që u grindën më titanët dixhitalë si YouTube dhe Ebay për të mbrojtur përdorimin e paautorizuar të punës së tij. Në atë kohë, në një deklaratë në emrin e tij shkruhej: “YouTube…është padyshim e aftë të filtrojnë materiale pornografike dhe pedofilike por zgjedh të mos filtrojë muzikën e paautorizuar dhe përmbajtjen e filmave gjë që është thelbi i suksesit të biznesit të saj.”

Ai bënte “të pabërën”

Ai njëherë iu afrua një gruaje ndërsa shokët e tij e paralajmëruan se ajo ishte një përndjekëse e cila ulej jashtë studios së tij të regjistrimit Paisley Park në Minneapolis. Ashtu siç e shpjegoi në një intervistë për Neë Yorker “’Hej, të gjithë miqtë më thonë se je një përndjekëse. Dhe se duhet të njoftoj policinë. Por nuk dua ta bëj këtë, ndaj që pse nuk më thua se çfarë kërkon që të ndodhë. Përse je këtu? Çfarë fundi do të ketë kjo?’ Por ajo nuk kishte një përgjigjie për këtë. Në fund të fundit, gjithçka që dontë ajo ishte të binte në sy, që unë ta shikoja atë. Ajo iku, dhe nuk u kthye më kurrë.”

Ai eksperimentoi

Në 2004-n, Prince shiti më shumë se 600,000 kopje të albumit të tij Musicology falë një lëvizje jo të zakonshme të shitjes së këtij albumi. Ata që blenë biletat për shfaqjen e tij morën nga një kopje të albumit e cila bëri që të rriteshin shitjet e tij. 3 vite më vonë ai shpërndau kopje të albumit të tij Planet Earth për abonuesit e Daily Mail, 3 milionë kopje. Përfitimi i Prince? “Marketingu i tij direkt.”

Ai nuk ishte skllav i fansave të tij

Kur skuadra ligjore e Prince bëri kërkesën që foto të caktuara të Prince të hiqeshin nga website i fansave, këta të fundit u bashkuan kundër tij. Prince u përgjigj me një këngë ofenduese për këta fansa, madje edhe duke i kërcënuar ata. “Nuk më intereson edhe aq se çfarë thonë të tjerët rreth meje,” ka shpjeguar më vonë në një intervistë të rrallë televizive. “Është zakonisht një reflektim i asaj që janë ata.” Kjo përqasje e bëri të dallohej. Dhe kur erdhi fjala për fansat që e kishin mospërfillur, kjo gjë bëri që vetëm ta donin më shumë ata.

Ai i kuptonte njerëzit

Po, ai vishte kadife dhe taka. Por ishte gjithashtu edhe një burrë nga Minneapolis i cili vishte çorape të bardha me sandale. Prince nuk e fshihte se ishte human, por dinte si t’i bënte gjërat më intriguese. Ashtu siç ka shpjeguar në një intervistë “Të qënit seksi ekziston brenda mendjes. Kur e humbet atë, është vetëm një lëkurë e vjetër.”

Ai mund të shkruante

Muzika e tij edhe pse shkruhej për të frymëzuar dhe madje për të sfiduar, shpeshherë bënte më shumë se aq. Kush është aq i fortë sa që të rrijë në vend pa lëvizur kur dëgjon “Let’s Go Crazy“, teksti i së cilës ishte një refleksion sentimental i mungesës së kuptimit të jetës? Prince mund të kuptonte një realitet të errët dhe sërish të bënte të kërceje. “Nëse ashensori mundohet të të sjellë poshtë, ngjitu një kat më lart.” Prince dinte si ta bënte një turmë të grumbullohej.

 

/Shkruar nga Linda Lacina dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0