Çfarë mendon një zonjë 92 vjeçare për Tesla Model X?

Çfarë mendon një zonjë 92 vjeçare për Tesla Model X?


Tesla është një nga kompanitë kryesore që po merr pjesë në Revolucionin e ri Industrial. Edhe për brezin e lindur në vitet 90, makinat elektrike, jane ende diçka, thuajse e “çuditshme”.

Pak ditë më parë Elon Musk prezantoi Roadster e ri dhe Semi. Të paktën sipas numrave, mendohet që ato të jenë makina më e shpejtë dhe kamioni më i shpejtë i prodhuar ndonjë herë. Nga sa është përmendur,Roadster përshpejton nga 0 në 100km/h në vetëm 1.9 sekonda. Kurse Semi, për 5.0 sekonda. Ato pritet të jenë mjete revolucionare jo vetëm për kompaninë, por edhe për industrinë në tërësi. Makinat me djegie të brendshme, për pak kohë do t’i posedojnë vetëm puristët.

Lexoni: Kjo është Tesla Roadster, makina më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë

Tesla ka avantazh gjithashtu edhe çmimin. Roadster i ri do të kushtojë rreth $200.000. Ndërkohë që për të njëjtën performancë, të duhet të paguash mbi $500.000 për një makinë të zakonshme. Tesla gjithashtu ka edhe një “cool factor” për shkak të të qënit elektrike. Makinat e shpejta tashmë nuk blihen më vetëm nga që me të vërtetë i njohin makinat. E vetmja gjë që mund ta ndali Tesla, janë vetëm problemet e saj të brendshme me prodhimin.

Por, një ide ka lëvizur nëpër mendjet tona për shumë kojë.

Çfarë mendon një person në moshë për një Tesla?

Në rastin konkret, Roosi, një zonjë 92 vjeçare nga Tallinn i Estonisë, prezantohet për herë të parë me një Tesla Model X. Ajo ka një jetë të tërë që drejton një automjet. Por, të gjitha këto kanë qenë kryesisht makina të epokës sovjketike. Makina e saj është një Moskvitch i prodhuar 43 vitë më parë. Kjo kompani është krijuar në vitin 1929, e cila deklaroi falimentin në vitin 2002. Ndihma e shteti Rus bëri që kjo kompani të “jetonte” edhe për pak kohë.

Ajo është një makinë minimalistike, po aq sa fuqia e saj motorrike. Një mjet transporti, i cili ka mundur t’i bëjë ballë kohës.

Por çfarë mendon zonja Roosi për një Tesla Model X?

https://youtu.be/S92YHx4Vqe0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0