Kjo është Tesla Roadster, makina më e shpejtë e prodhuar ndonjë herë

Kjo është Tesla Roadster, makina më e shpejtë e prodhuar ndonjë herë


Modeli bazë i Tesla Roadster është i aftë të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h në vetëm 1.9 sekonda. Kjo e bën atë makinën e parë të prodhimit në masë që të niset për më pak se 2 sekonda. Gjithashtu, Roadster shpejtësinë prej 0 në 160 km/h është e aftë ta realizojë për 4.2 sekonda. Dhe 1/4 milje ose 400 metra në vijë të drejtë, për vetë 8.8 sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është mbi 402 km/h.

Lexoni: Rimac Automobili: Nga një startup në makinën më të shpejtë elektrike

Tesla Roadster e re, ka një paketë baterish prej 200kwh dhe një autonomi prej rreth 1000 km në rrugë të hapur. Praktikisht kjo do të thotë se mund të udhëtosh nga Los Angeles në San Francisko dhe të kthehesh, me një karikim të vetëm.

Tesla reveals Roadster 2.0, with incredible acceleration claim

Veç të tjerave, makina ka 3 motorrë, 1 para dhe 2 mbrapa, 4 rrota aktive dhe torque steering.

Dizajni i saj është një përzjerie e gjithë makinave sportive në treg sot. Pak McLaren P1, pak Acura NSX, pak Bugatti Chiron, pak Aston Martin DB10 etj.

“Nëpërmjet kësaj makine synojmë që t’i japim një goditje të fortë industrisë aktuale.” – u shpreh Musk.

Çmimi i saj është fillon me $200.000.

https://www.youtube.com/watch?v=sgliNnCmQL0

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0