Çfarë është ‘mjegulla’ e trurit dhe mënyrat se si ta mposhtim atë! - Business Magazine Albania

Çfarë është ‘mjegulla’ e trurit dhe mënyrat se si ta mposhtim atë!

Mjegulla e trurit në vetëvete nuk është një diagnozë, sëmundje apo çrregullim, sipas Dr. Sabina Brennan, një neuroshkencëtare dhe autore e librit “Beating Brain Fog”, (të mundësh mjegullën e trurit). Por ky fenomen, i njohur si lodhje mendore, i konsideruar ndryshe si sinonim ose simptomë e mjegullës së trurit, është i vërtetë. Ky mosfunksionim, përjetohet nga rreth 600 milion njerëz në nivel global, përfshirë Brennan e cila, si pasojë e sindromës Sjögren, një çrregullim kronik autoimun, ndjeu se po formonte fjali me lëvizje të ngadalta dhe ngatërronte fjalimet e saj.

Ky term i përdorur nga Brennan si një që i përfshin të gjitha, mjegulla e trurit, në varësi të rrethanave tuaja individuale, mund të dëmtojë një ose më shumë fusha të veçanta të funksionit njohës: gjuha, vëmendja, shpejtësia e përpunimit, mësimi dhe kujtesa, funksioni ekzekutiv (një term përgjithësues për disa kapacitete, duke përfshirë marrjen e vendimeve, planifikimin, zgjidhjen e problemeve dhe kontrollin e impulseve) dhe funksionin vizuo-hapësinor (të kuptuarit se ku gjërat, pjesët e trupit tuaj mes tyre, janë në hapësirë). Mjegulla e trurit mund të jetë e lehtë ose e avgravuar, me ndërprerje ose konstante, irrituese ose dobësuese. Mund të vazhdojë me ditë me rradhë ose edhe me vite.

“Beating Brain Fog” sugjeron taktika për të luftuar llojet e shumta dhe të ndryshme të mjegullës së trurit dhe përfshin, citime nga libti “Arti i Luftës” i Z. Sun Tzu:

Nëse e njihni armikun tuaj dhe e njihni veten, nuk duhet të keni frikë nga rezultati i njëqind betejave… 

Cilado qoftë natyra dhe shkaku i saktë i mjegullës së trurit tuaj, pavarësisht nëse është në momentin aktual apo diçka afatgjatë, ka strategji të përgjithshme që mund të përdorni për t’u përballur me të. Ne po ju njohim më poshtë se cilat janë ato.

Përqendrohuni në atë që mund të bëni

Vetëm sepse mjegulla e trurit ju pengon të bëni një gjë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së bërë gjithçka. Se çfarë është ajo gjë do të varet nga lloji juaj i mjegullës së trurit. Libri i Brennan ndihmon në përcaktimin e kësaj duke ju inkurajuar të krijoni një profil tuajin dhe të mbani një regjistër në mënyrë që të identifikoni llojet. Parimi kryesor është që të zgjidhni detyra që i përshtaten aftësive tuaja në çdo kohë të caktuar dhe të keni një opsion rezervë në rast se mjegulla prish punën. Për shembull, bëni disa punë shtëpiake që nuk e këkojnë shumë përdorimin e mendjes dhe kthehuni në punë vetëm kur të mendoni më qartë. Fleksibiliteti do të ndihmojë jashtëzakonisht me ndjenjat e frustrimit dhe dështimit.

Kupto se kur duhet të këmbëngulësh

Nëse mjegulla e trurit tuaj është e lehtë apo edhe e moderuar, Brennan thotë se duhet të këmbëngulësh në detyrën që ke marrë përsipër të bësh. Ajo thotë se është pak a shumë si të lëndosh këmbën. Në varësi të dëmtimit, mund t’ju thuhet të vazhdoni të lëvizni, ose mund t’ju duhet të qëndroni plotësisht pa lëvizur, gjë që do ta lejojë atë të shërohet, por me koston e përkohshme të ngadalësimit të aftësisë.

Si përfundim do t’ju duhet të filloni ta përdorni përsëri, sado e vështirë dhe e dhimbshme të jetë. Mbajtja e një regjistri të mjegullës së trurit mund t’ju ndihmojë të analizoni koston dhe përfitimin e ngjitjes përsëri në majë. Brennan rekomandon grumbullimin e detyrave jo urgjente, të lehta, të përsëritura, në listën tuaj të gjërave për të bërë, në mënyrë që të mbeteni produktiv. Nëse mjegulla e trurit tuaj është e rëndë dhe nuk mund të kaloni në një detyrë që nuk i takon fushat njohëse të dëmtuara, atëherë kërkoni dikë që të ndihmojë.

Kupto se kur duhet të rezistosh dhe të relaksohesh

Mjegulla e rëndë e trurit së bashku me rraskapitjen ose lodhjen mendore është një shenjë e qartë për të ndaluar dhe për të shkuar për një shëtitje ose për të marrë një pushim. Ose edhe për të fjetur, siç jemi programuar biologjikisht për të bërë pasdite, duke përmirësuar kështu vigjilencën, mësimin, kujtesën dhe shpejtësinë e përpunimit. Kjo është për të ardhur keq, sepse mungesa ose cilësia e dobët e gjumit është një rrezik i madh i mjegullës së trurit.

Të mos bësh asgjë, është relaksuese për disa njerëz; për të tjerët, është çdo gjë. Gjëja e rëndësishme, thotë Brennan, është të rezistoni ndaj detyrimit të programuar nga shoqëria për të ndenjur deri vonë natën. Si ju, ashtu edhe puna juaj do të jeni më produktivë dhe rikthen vëmendjen tuaj. Kujtojini vetes, se edhe mjegulla e trurit do të kalojë dhe ka shkaqe të shumta, kryesisht të kontrollueshme. Mjegulla e trurit është thjesht një sinjal për të ndërmarrë veprime.

Punoni me ritmin tuaj natyror

Tani që jo domosdoshmërisht duhet të jeni në zyrë në orën 09.00 të mëngjesit, ka më shumë hapësirë ​​se kurrë për të sinkronizuar angazhimet profesionale me uljet dhe ngritjet e juaja personale. Programoni në mënyrë strategjike, duke i përcaktuar detyrat tuaja më të vështira kur jeni energjik dhe vigjilent dhe ato më pak të vështira për kur të jeni të lodhur ose të shpërqendruar.

Bëhuni realistë se sa shumë mund të arrini ju dhe të tjerët, thotë Brennan. Pritjet joreale jo vetëm që do të ftojnë dështim dhe zhgënjim, por mjegulla e trurit tuaj do të komplikohet vetëm nga stresi që rezulton. Brennan e përshkruan riformulimin e stresit si sfidë dhe mundësi për rritje, duke e parë veten si aktiv apo mjeshtër të fatit tuaj, duke pranuar atë që nuk mund ta kontrolloni.

Nëse puna juaj është duke qëndruar gjithë kohës ulur, Brennan sugjeron të vendosni një alarm telefoni për t’ju nxitur të lëvizni çdo një orë ose dy. të qëndrosh ulur për periudha të zgjatura e vendos trupin tuaj në gjendje gjumi.

Ushtroni trupin dhe mendjen tuaj

Ushtrimet aerobike do të bëjnë të mundur që zemra dhe mushkëritë tuaja të pompojnë më shumë gjak të pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese në trurin tuaj. Aktiviteti i rregullt fizik mbron sistemin neurologjik dhe ushtrimet aerobike, në veçanti, mund të rivendosin funksionin e humbur ekzekutiv dhe të përmirësojnë gjumin, gjendjen shpirtërore, depresionin dhe ankthin, të cilat të gjitha përkeqësojnë mjegullën e trurit. Të ushtruarit gjithashtu rrit prodhimin e qelizave të reja të trurit ose neuroneve. Ju duhet të ushtroni trurin tuaj, i cili do të bëhet më i fortë dhe edhe më i madh. Mësimi i çdo gjëje të re, informacioni, aftësitë, njerëzit dhe vendet, mund të nxisë neuroplasticitetin, thotë Brennan, ashtu siç mund të çojë aktivitetet ekzistuese në nivelin tjetër, më sfidues. radio

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0