Çfarë është marketingu dixhital?

Çfarë është marketingu dixhital?


Marketingu dixhital ose marketingu në internet i referohet punës që lidhet me tregtinë ose të bërit biznes përmes internetit, laptopit apo telefonit. Çdo biznes (pavarësisht nga madhësia e tij) mund të përdorë marketingun dixhital për të arritur në tregun e tij të synuar.

Arsyeja pse marketingu dixhital është thelbësor për një biznes sot, është sepse interneti po bëhet një nga mjetet më të përdorura. Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke hyrë në internet për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme, e cila përfshin blerjen e mallrave dhe shërbime të ndryshme. Krahasuar me dekdën e kaluar, marketingu në internet është rritur në mënyrë eksponenciale. Pra, kur bëhet fjalë për marketing dixhital kundrejt marketingut tradicional, është e qartë se ai dixhital sot po merr më shumë përparësi.

Marketingu i suksesshëm kërkon që një biznes të lidhet me perspektivat dhe klientët në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që e tyre të jetë një kthim aktual i investimit. Duke pasur parasysh faktin se një shumicë e madhe e njerëzve po e kalojnë kohën e tyre në internet, ka kuptim që ju, si biznes, të lidheni me ta përmes tij. Ndërsa teknologjia rritet dhe idetë e reja dixhitale janë sjellë në jetë, bota e marketingut dixhital rritet me të. Një nga arsyet pse ajo vazhdon të japë rezultate është sepse është një formë e marketingut hyrës. Që do të thotë, në vend që të shkoni atje për të gjetur njerëz, ata ju gjejnë juve përmes internetit. Por ideja e këtij marketingut është të fitoni sa më shumë klientë dhe njerëz që ju ndjekin. Sepse sa më shumë njerëz të dinë për faqen tuaj të internetit, markën tuaj dhe produktet që shesni, aq më të njohur ata bëhen me axhendën tuaj. Kjo e fundit çon në marrëdhënie të ngushta ose lidhje që zhvillohen në bazë të besimit.

Lexo: 7 trendet e marketingut dhe mediave sociale për 2020

Pse duhet të zgjidhni marketingun dixhital?

Për disa marka, veçanërisht ato të krijuara përmes një audience të madhe offline, marketingu tradicional mund të jetë shumë i vështirë për t’u injoruar. Por për shumë biznese të vogla që janë duke u përpjekur të bëjnë sukses përmes një buxheti të kufizuar, marketingu dixhital mund të dëshmojë se është një shpëtimtar. Kjo është arsyeja pse shumë biznese të reja dhe të vjetra po studiojnë fuqinë e marketingut dixhital. Kjo ndodh sepse marketingu dixhital ka:

  • Niveli më të lartë i angazhimit të konsumatorëve

Marketingu tradicional nuk lejon ndërveprim të drejtpërdrejtë me klientët, ndërsa marketingu dixhital ofron një nivel më të lartë angazhimi dhe bashkëveprimi. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për komente në media sociale ose mesazhe me postë elektronike, audienca juaj e synuar është e lidhur menjëherë me ju përmes kanaleve të ndryshme të marketingut dixhital. Marka juaj gjithashtu mund të krijojë lehtësisht marrëdhënie më të mira dhe të gjata me klientët duke bashkëvepruar me ta përmes videove, anketave. Biznesi juaj performon më mirë kur funksionon në përputhje me kërkesat e klientëve tuaj. Dhe marketingu dixhital ju lejon ta bëni atë pasi që mund të angazhoheni me klientët dhe të zgjidhni problemet e tyre pa humbur kohë.

  • Rezultatet maten më lehtë

Kur dhuroni broshura, shpërndani fletëpalosje ose reklamoni në revista, nuk e dini se deri ku do të jetë i suksesshëm marketingu juaj. Ju mund të jeni drejtuar në drejtim të gabuar. Për dallim nga marketingu tradicional, marketingu dixhital ju lejon të matni rezultatet. Ju keni një informacion në lidhje me perspektivat dhe klientët tuaj për t’ju ndihmuar të kuptoni se ku po shkoni.

  • Siguron një audiencë të madhe

Marketingu tradicional është i kufizuar në shumë mënyra, por një nga kufizimet më të mëdha që vjen me të është pamundësia për të shkuar përtej një audiencë rajonale ose lokal. Biznesi juaj mund të mos jetë i kufizuar gjeografikisht, kështu që pse të kufizoni mundësitë tuaja? Duke përdorur marketing dixhital, ju mund të krijoni një fushatë shumë të personalizuar dhe të zgjeroni mundësitë tuaja në qytete të ndryshme apo edhe në vende të ndryshme.

  • Është më pak e shtenjtë dhe më shumë efektive

Kur është fjala për të shpenzuar para për marketing, kthimi juaj i investimeve vendos nëse fushata juaj ishte e suksesshme apo jo. Marketingu dixhital ju lejon të shpenzoni më pak ndërsa fitoni më shumë. Statistikat e kanë treguar këtë.

Lyfe Marketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0