Çfarë e bën të veçantë Korenë e Veriut? (përgjigjia do t'ju habisë) - Business Magazine Albania

Çfarë e bën të veçantë Korenë e Veriut? (përgjigjia do t’ju habisë)


E gjithë fusha private e internetit të Koresë së Veriut u zbulua pasi shteti aksidentalisht i dha akses njerëzve jashtë vendit.

Interneti i kësaj qeverie të ndrydhur është më i vogël nga çfarë mendohej, ai përmban vetëm 28 faqe në total, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve, faqe sporti dhe faqe me informacione rreth kulinarisë dhe receta, sipas informacionit të postuar në GitHub.

Korea e Veriut, si shumë shtete të tjera, ka kodin e saj personal që përfaqëson shtetin. Kjo do të thotë se çdo adresë Webi që mbaron me “.kp” lidhet me notoriously isolated nation (komb tejet i izoluar), njësoj si adresat që përfundojnë me “.de” që lidhen me Gjermaninë dhe “.jp” që lidhen me Japoninë.

Ajo që është e çuditshme gjithsesi, është numri i vogël i faqeve që e përdorin këtë adresë. Siç u tha dhe më sipër, Korea e Veriut ka vetëm 28 faqe interneti, dhe këto janë të vetmet që përdorin inicialet “.kp”.

Kjo shifër është jashtëzakonisht e vogël. Për të bërë një krahasim të thjeshtë, më shumë se 16 milionë adresa mbarojnë me inivialet e Gjermanisë “.de”.

Shumë nga faqet e internetit me inicialet “.kp” janë të njohura për shikuesit e Koresë së Veriut. Ato përfshijnë kcna.kp apo rodong.rep.kp, që i përkasin agjensisë shtetërore të lajmeve dhe gazetës së shtetit, ose faqja Air Koryo, linja ajrore kombëtare.

cfare-e-ben-te-vecante-korene-e-veriut-pergjigjia-tju-habise-businessmag

Por disa të tjerë janë jo të zakontë. Njëri, përshembull i quajtur “Friend” me adresën friend.com.kp, mesa duket është një lloj rrejti social. Një tjetër – cooks.org.kp – përmban receta, ndërsa korfilm.com.kp i kushtohet filmave të Koresë së Veriut. E gjithë kjo përmbajtje e limituar me dizajnet e faqeve është vula e përfaqësimit online të Koresë së Veriut.

Mesa duket të gjitha këto faqe e kanë ndërprerë funksionimin që nga mëngjesi i së mërkurës. Administratorët e tyre mesa duket ishin të papërgatitur për trafikun që do të sillte Matt Bryant, një inxhinier sigurie, i cili shkarkoi detajet e “.kp” në GitHub, një faqe e njohur për programuesit.

Bryan, kishte parë se administratorët e sistemit të Koresë së Veriut kishin bërë një gabim që që i lejoi përdoruesit e jashtëm të përdornin inicialet “.kp” zbulimi i tij shumë shpejt u publikua në Reddit, ku me mijëra përdorues filluan të eksploronin faqet që kishin gjetur.

Ajo që është akoma më e çuditshme se numri i vogël i faqeve, është fakti se jo të gjithë qytetarët kanë akses në to.

Kjo rrjedhë sjell një pyetje interesante: Nëse shumica e qytetarëve të Koresë së Veriut nuk ka akses në këto faqe dhe pjesa tjetër e botës zbulon ekzistencën e tyre, kush audiencë është objektivi i tyre?

/TheWashingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0